Gjermania, deficit tregtar rekord me Kinën - Pritet të arrijë 87 miliardë euro. Eksportet gjermane drejt Pekinit tkurren

Gjermania pritet të regjistrojë një deficit tregtar rekord prej 87 miliardë eurosh me Kinën këtë vit, sipas parashikimit të agjencisë shtetërore për promovimin e ekonomisë ndërkombëtare Germany Trade & Invest (GTAI).
Vlera e deficitit mes eksporteve dhe importeve do të tejkalojë rekordin e vitit 2022, që ishte pak mbi 84 miliardë euro, thuhet në raport. “Sigurisht që kjo pabarazi nuk është në interesin tonë,” shpjegoi një zyrtare e agjencisë.
Për shkak të ndryshimeve në dinamikat tregtare, të shkaktuara nga tarifat e presidentit amerikan Donald Trump, Kina rimori vendin e saj si partneri më i madh tregtar i Gjermanisë gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025. Këtë pozicion e kishte mbajtur për tetë vite, derisa u tejkalua nga Shtetet e Bashkuara në 2024.
Megjithatë, Berlini synon të diversifikojë zinxhirët e furnizimit dhe të reduktojë varësinë nga Pekini për produkte kritike si çipet dhe mineralet e rralla. Objektivi i vendit është ta bëjë ekonominë më pak të ekspozuar ndaj tensioneve tregtare dhe ndaj shqetësimeve logjistike e të transportit.
Nga njëra anë, pabarazia tregtare vjen për shkak të eksporteve të dobëta gjermane drejt Kinës, që priten të tkurren mbi 11% këtë vit. “Kina po humbet pozicione në tregun e klientëve. Këtë vit, ka të ngjarë të renditet vetëm e gjashta, pas Italisë,” thanë zyrtarët e agjencisë. Disa vite më parë, Kina ndodhej në vendin e dytë, pas Shteteve të Bashkuara.
Nga ana tjetër, më shumë produkte kineze po hyjnë në ekonominë më të madhe të Evropës, gjithashtu si pasojë e tarifave të larta amerikane. Të dhënat kineze për periudhën janar-shtator treguan se eksportet për në SHBA ranë me 17%, ndërsa dërgesat për në Gjermani u shtuan me 11%.
Shqipëria, përparim të dukshëm në tregun e energjisë - Raporti i BE: Deri në qershor 2026, të përgatitet për t'u bashkuar me atë evropian
Shqipëria përparon me hapa të kujdesshëm në transport, energji dhe rrjete trans-evropiane. Në raportin e fundit të Komisionit Evropian për vitin 2025,......
Si do shpërndahen 8.5 miliardë euro të buxhetit në 2026-ën? - Shëndetësia, arsimi, infrastruktura dhe mbrojtja zënë peshën më të rëndësishme
Buxheti i vitit 2026 është më i larti i akorduar ndonjëherë në rreth 823 miliardë lekë apo 8.5 miliardë euro. Por si do të shpërndahen fondet? Referuar......
Hapet edicioni i 31-të i Panairit Ndërkombëtar “Klik Ekspo Group” - “Albania 2030”, prezantohen projektet strategjike kombëtare
Në Tiranë çelet sot edicioni i 31-të i Panairit Ndërkombëtar “Klik Ekspo Group”, një nga aktivitetet më të rëndësishme tregtare dhe institucionale në vend, i......
Çfarë ndryshimesh sjell projektbuxheti 2026 në arsim? - Prioritetet, investime në teknologji dhe gjithëpërfshirje
Në Kuvend është depozituar projektligji për buxhetin e shtetit vitit 2026. Në këtë dokument, Ministria e Arsimit dhe Sporteve ka pwrcaktuar reformat, me......
Greqi, çmimet e energjisë shtrenjtohen me 21% - Shënuan rritje për të tretin muaj radhazi në tregun me shumicë
Çmimet me shumicë të energjisë elektrike në Greqi u rritën për të tretin muaj radhazi në tetor. Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim te familjet dhe bizneset,......
Sa lekë do të shkojnë për ushtrinë në vitin 2026? Ministria e Mbrojtjes merr prioritetin më të madh në financim
Bazuar në projektbuxhetin e vitit 2026, "Ministria e Mbrojtjes" këtë vit do të ketë në dispozicion 58.9 miliardë lekë ose 10 miliardë lekë më shumë se vitin......
Kursi i këmbimit/ Forcohen valutat kryesore!
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të vlerës këtë mëngjes pas në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 83.5 lekë dhe është shitur me 84.5 lekë......
Kina pezullon tarifat “hakmarrëse” ndaj SHBA-së - Hiqen detyrimet mbi produktet bujqësore, me përjashtim të sojës
Kina do të pezullojë tarifat ndëshkuese ndaj importeve amerikane pas takimit të javës së kaluar mes dy liderëve, duke përfshirë edhe heqjen e detyrimeve mbi......





