Shqipëria Postuar më 5 Nëntor 2025, 11:59

Projektbuxheti 2026 për Shëndetësinë: Rimbursim medikamentesh për mesatarisht 400 mijë pacientë në vit!

Nga Edel Strazimiri

Projektbuxheti 2026 për Shëndetësinë: Rimbursim

Në projektbuxhetin e vitit 2026, buxhetin më të madh e merr Ministria e Shëndetësisë me 820 milionë euro, me një rritje prej 20 milionë euro nga viti i kaluar.

Financimi i shërbimeve shëndetësore, si në kujdesin parësor ashtu edhe në atë spitalor mbulohet nga projektbuxheti 2026 ku parashikohet po ashtu rritja e kosto-efektivitetit të listës së barnave dhe pajisjeve të rimbursueshme.

Në projektbuxhet ndahen edhe rezultatet e synuara për periudhën afatmesme 2026–2028 si mbulimi universal i popullsisë me shërbim shëndetësor, duke parashikuar mesatarisht 7.7 milionë vizita gjatë periudhës 2026–2028, krahasuar me 7.6 milionë vizita në vitin 2025.

Ofrimi i shërbimit të kontrollit bazë (check-up) për 379 mijë pacientë në vitin 2026, të llogaritur në përputhje me periudhën e kontratës.

Trajtimi me recetë rimbursimi për mesatarisht 400 mijë pacientë në vit, bazuar në treguesit e sëmundshmërisë dhe politikat e përfitimit nga lista e barnave të rimbursueshme.

Mbështetja e politikës së rimbursimit të fishave për diabetin, me synimin që numri i përfituesve të arrijë në 59 000 në vitin 2028, nga 57 500 në vitin 2025.

Numri i pacientëve të trajtuar do të variojë mes 322–330 mijë pacientësh për periudhën 2026–2028. Rritja e pacientëve që përfitojnë nga paketat e kardiokirurgjisë dhe kardiologjisë, nga 11 930 në vitin 2026 në 12 281 në vitin 2028.

·         Shërbimi i dializës: për vitin 2028 parashikohen rreth 1 435 pacientë përfitues, ku secili kryen mesatarisht 13 seanca në muaj. Numri i seancave parashikohet të rritet nga 217 mijë në vitin 2026 në 223 mijë në vitin 2028.

·         Analizat për Sindromën Down: mesatarisht 1 250 pacientë në vit, me një fond mesatar prej 6.05 milionë lekësh për periudhën 2026–2028.

·         Financimi i paketave të fertilitetit për çiftet që kanë nevojë për trajtim, me një fond mesatar prej 37.5 milionë lekësh gjatë periudhës 2026–2028, duke parashikuar rreth 200 përfitues çdo vit.

·         Financimi falas, për herë të parë, i ndërhyrjes kirurgjikale për rikonstruksionin e gjirit për gratë e sëmura me kancer gjiri. Pritet të përfitojnë rreth 350 gra në vit, me një kosto mesatare vjetore prej 70 milionë lekësh për periudhën 2026–2028.

·         Financimi për herë të parë i transplantit të kornesë së syrit, për 50 raste çdo vit gjatë 2026–2028, me një fond vjetor prej 25 milionë lekësh, duke synuar përmirësimin e shikimit dhe cilësisë së jetës së pacientëve.

·         Depistimi për kancerin e gjirit: mesatarisht 5 000 gra në vit gjatë periudhës 2026–2028. Synohet rritja e nivelit të depistimit nga 38% në vitin 2025 në 44% në vitin 2028.

·         Depistimi për kancerin e qafës së mitrës: mesatarisht 12 500 gra në vit, me një fond mesatar prej 28 milionë lekësh për periudhën 2026–2028, me synim uljen e vdekshmërisë nga kjo sëmundje.

·         Vaksinimi për gripin sezonal: rreth 300 000 persona çdo vit, me një fond vjetor prej 171 milionë lekësh.

·         Rritja e numrit të thirrjeve për urgjencë mjekësore, nga 400 mijë në vitin 2025 në 450 mijë në vitin 2028, duke synuar kohë reagimi prej 13 minutash në vitin 2028, nga 16 minuta në vitin 2025.

Ndërsa, investimet publike në sektorin e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale (2026–2028) të parashikuara janë:

Rikonstruksioni i Maternitetit Nr. 1, Tiranë (Faza II) – vlera totale 274 milionë lekë

2026: 118.420 milionë lekë

2027: 19.700 milionë lekë

Rikonstruksioni i godinës qendrore të Spitalit Gjirokastër – 419.477 milionë lekë

2025: 138.218 milionë lekë

2026: 125.843 milionë lekë

2027: 21.176 milionë lekë

Ndërtimi i godinave të reja për Spitalin Psikiatrik Elbasan – 433.211 milionë lekë

2025: 86.724 milionë lekë

2026: 129.963 milionë lekë

2027: 216.523 milionë lekë

Rikonstruksioni i Spitalit Pogradec – 350.451 milionë lekë

2025: 70.090 milionë lekë

2026: 105.135 milionë lekë

2027: 175.226 milionë lekë

Rikonstruksioni i Spitalit Lushnjë – 314.248 milionë lekë

2025: 80.980 milionë lekë

2026: 94.275 milionë lekë

2027: 138.994 milionë lekë

Rikonstruksioni i Maternitetit të Spitalit Shkodër – 403.240 milionë lekë

2025: 80.648 milionë lekë

2026: 120.972 milionë lekë

2027: 201.620 milionë lekë

Rikonstruksioni i Maternitetit të Spitalit Fier – 177.796 milionë lekë

2025: 45.000 milionë lekë

2026: 53.339 milionë lekë

2027: 79.457 milionë lekë

Rehabilitimi i objekteve të qendrave shëndetësore dhe ambulancave, për periudhën 2025–2028, me fond total prej 613 milionë lekësh.

Rikonstruksioni i godinës qendrore të ISHP-së, Tiranë – 344.144 milionë lekë

2027: 57.221 milionë lekë

2028: 56.817 milionë lekë

Pas vitit 2028: 172.072 milionë lekë

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat