Ekonomia rritet me 3.61%/ Zgjerimi u mbështet nga administrata. Bujqësia vijon të jetë pika negative

Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohet gjatë tremujorit të dytë të vitit, e mbështetur kryesisht nga administrata publike, tregtia dhe aktivitetet e lidhura me shërbimet. Sipas të dhënave të INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto në terma realë u rrit me 3.61% në tremujorin e dytë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Megjithatë, jo të gjithë sektorët ndoqën të njëjtën ecuri, pasi bujqësia dhe disa aktivitete profesionale dhanë kontribut negativ në rritjen ekonomike.
Kontributin më të madh në rritjen e PBB-së e dha grupi “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia”, me 1.38 pikë përqindje, ndërsa “Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor” kontribuoi me 0.98 pikë përqindje. Pasuritë e paluajtshme shtuan 0.36 pikë përqindje, ndërsa ndërtimi kontribuoi me 0.15 pikë përqindje. Në krahun tjetër, bujqësia, pyjet dhe peshkimi ndikuan negativisht me 0.38 pikë përqindje.
Nëse shohim ecurinë e vetë sektorëve, rritjen më të fortë e regjistroi sërish Administrata Publike, Arsimi dhe Shëndetësia, me 12.14% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2025. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme u zgjeruan me 7.20%, ndërsa grupi “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” shënoi rritje me 5.53%. Aktivitetet financiare u rritën me 3.53%, informacioni dhe komunikacioni me 2.58%, ndërsa ndërtimi regjistroi një rritje më të moderuar prej 1.37%.
Nga ana tjetër, bujqësia, pyjet dhe peshkimi ranë me 2.29%, aktivitetet profesionale dhe shërbimet administrative me 2.17%, ndërsa grupi i arteve, argëtimit dhe aktiviteteve të tjera të shërbimit u tkurr me 2.08%. Taksat neto mbi produktet u rritën me 8.45%.
Një sinjal pozitiv vjen edhe nga konsumi dhe tregtia me jashtë. Konsumi final i popullatës u rrit në terma realë me 4.55%, ndërsa konsumi i qeverisë me 4.15%. Formimi bruto i kapitalit fiks, një tregues i lidhur me investimet, u rrit më ngadalë, me 1.76%. Ndërkohë, eksportet e mallrave dhe shërbimeve shënuan një rritje të fortë prej 9.78%, ndërsa importet u shtuan me 7.55%.
Edhe krahasimi me tremujorin e parë tregon vijim të rritjes. PBB-ja e përshtatur sezonalisht u zgjerua me 0.80% në tremujorin e dytë të vitit 2026 krahasuar me tremujorin paraardhës.
BE ndryshon rregullat e zgjerimit - Komisioni propozon më pak veto dhe më shumë vendimmarrje me shumicë
Komisioni Evropian po përgatit një qasje të re për zgjerimin, ku anëtarësimi i vendeve të reja nuk do të shoqërohej domosdoshmërisht me të gjitha të drejtat......
Murriqan-Lezhë merr formë/ Projekti 40 km, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Nisin konsultimet për ndikimet mjedisore
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të nisë konsultimet publike për autostradën Murriqan–Lezhë, pjesë e Korridorit Adriatiko - Jonian. Projekti do të......
Sa ulet çmimi i një banese? Negocimi mbetet pjesë e rëndësishme e tregut shqiptar
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po tregon se çmimi i vendosur në njoftim nuk është domosdoshmërisht çmimi final që paguan blerësi. Në vitin 2026,......
Jashtë arsimit dhe punës - Shaqiri: Të rinjtë preferojnë ta marrin zanatin në biznese
Të përfundojnë shkollën, të gjejnë një punë apo të mësojnë një profesion. Një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë nuk po ndjekin asnjë prej këtyre......
Më pak biznese të reja - Kosovë, regjistrimet në gusht 36,2% më pak se në korrik
Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë ka shënuar rënie të ndjeshme gjatë muajit gusht. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës......
Më shumë hua për shtëpi/ Individët vijojnë të shtyjnë rritjen, por bizneset tërhiqen nga kredia
Pas disa muajsh me rritje të fortë, kredia e re dha sinjalin e parë të frenimit gjatë gushtit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bankat disbursuan......
“Sistemi financiar ka përparuar” - BB e FMN japin vlerësimin: Shqipëria, me infrastrukturë pagesash më të modernizuar
Sistemi financiar shqiptar ka përparuar ndjeshëm përgjatë viteve të fundit. Kështu janë shprehur përfaqësuesit e misionit të përbashkët të Fondit Monetar......
Takimi i Trumpit me CEO-t e teknologjisë, në kërkim të ekuilibrit për inteligjencën artificiale
Takimi i Presidentit Donald Trump me drejtuesit ekzekutivë të teknologjisë mbi inteligjencën artificiale të martën do të përqendrohet në gjetjen e një......

