Murriqan-Lezhë merr formë/ Projekti 40 km, pjesë e Korridorit Adriatiko-Jonian. Nisin konsultimet për ndikimet mjedisore

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të nisë konsultimet publike për autostradën Murriqan–Lezhë, pjesë e Korridorit Adriatiko - Jonian. Projekti do të prezantohet në katër takime publike gjatë tetorit, ku qytetarët, pronarët e tokave, bizneset dhe palët e tjera të interesuara do të kenë mundësi të njihen me gjurmën e propozuar, ndikimet mjedisore dhe sociale, si dhe masat që parashikohen për zbutjen e tyre.
Sipas dokumenteve zyrtare autostrada do të ketë një gjatësi prej 40.3 km. Ajo nis në pikën kufitare të Murriqanit me Malin e Zi dhe përfundon në zonën e Balldrenit, në veri të Lezhës. Gjurma kalon në territoret e bashkive Shkodër, Vau i Dejës dhe Lezhë.
Rruga është parashikuar si autostradë me 4 korsi, dy për secilin drejtim, dhe me shpejtësi projektimi 120 km/orë. Dokumenter përshkruajnë një gjurmë të re, teksa për lidhjen e saj me rrjetin rrugor parashikohen pesë nyje në Murriqan, Shkodër, Vau i Dejës, Gjadër dhe Lezhë. Projekti përfshin edhe rivendosjen e rrugëve lokale, kryesisht atyre që u shërbejnë tokave bujqësore, në mënyrë që të ruhet aksesi në pronat e prekura.
Një pjesë e madhe e autostradës është planifikuar të ndërtohet mbi argjinaturë, për shkak të terrenit të sheshtë dhe rrezikut të përmbytjeve pranë lumenjve Buna dhe Drin. Në kalimin mbi Bunë parashikohet një urë 480 m.
Konsultimet zhvillohen në kuadër të përditësimit të Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social. Takimi i parë është caktuar më 12 tetor, në orën 11:00, në Këshillin Bashkiak Shkodër. Më 13 tetor takimet do të mbahen në Bashkinë Vau i Dejës, në orën 10:00, dhe në Bashkinë Lezhë, në orën 14:00. Konsultimi i fundit është parashikuar më 14 tetor, në orën 12:00, në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në Tiranë.
Sa ulet çmimi i një banese? Negocimi mbetet pjesë e rëndësishme e tregut shqiptar
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po tregon se çmimi i vendosur në njoftim nuk është domosdoshmërisht çmimi final që paguan blerësi. Në vitin 2026,......
Jashtë arsimit dhe punës - Shaqiri: Të rinjtë preferojnë ta marrin zanatin në biznese
Të përfundojnë shkollën, të gjejnë një punë apo të mësojnë një profesion. Një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë nuk po ndjekin asnjë prej këtyre......
Më pak biznese të reja - Kosovë, regjistrimet në gusht 36,2% më pak se në korrik
Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë ka shënuar rënie të ndjeshme gjatë muajit gusht. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës......
Më shumë hua për shtëpi/ Individët vijojnë të shtyjnë rritjen, por bizneset tërhiqen nga kredia
Pas disa muajsh me rritje të fortë, kredia e re dha sinjalin e parë të frenimit gjatë gushtit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bankat disbursuan......
“Sistemi financiar ka përparuar” - BB e FMN japin vlerësimin: Shqipëria, me infrastrukturë pagesash më të modernizuar
Sistemi financiar shqiptar ka përparuar ndjeshëm përgjatë viteve të fundit. Kështu janë shprehur përfaqësuesit e misionit të përbashkët të Fondit Monetar......
Takimi i Trumpit me CEO-t e teknologjisë, në kërkim të ekuilibrit për inteligjencën artificiale
Takimi i Presidentit Donald Trump me drejtuesit ekzekutivë të teknologjisë mbi inteligjencën artificiale të martën do të përqendrohet në gjetjen e një......
Letonia e përkushtuar tek fibrat optike: eksporton më shumë se 90% të prodhimit të saj
Letonia po përqendrohet në një product ë caktuar teknologjik: fibrat optike. Ajo eksporton më shumë se 90% të prodhimit të saj. Kjo teknologji e gjithanshme,......
Kriza energjetike: "50 milionë evropianë mund të përballen me dilemën e ngrohjes ose ushqimit"
Komisioneri i Energjisë i BE-së, Dan Jorgensen, po jep alarmin në lidhje me kostot e energjisë dhe ndikimin e tyre në familjet evropiane , duke paralajmëruar......

