Shqipëria Postuar më 29 September 2026, 10:49

Jashtë arsimit dhe punës - Shaqiri: Të rinjtë preferojnë ta marrin zanatin në biznese 

Nga Fabjona Pasho

gjelozi-pune-zyre

Të përfundojnë shkollën, të gjejnë një punë apo të mësojnë një profesion. Një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë nuk po ndjekin asnjë prej këtyre rrugëve.

 Raporte të ndryshme i përfshijnë ata në grupin e të rinjve që nuk janë as në punë, as në arsim apo trajnim. Por çfarë i mban jashtë të dyjave?

Një rrugë për të hyrë drejt tregut të punës është edhe arsimi profesiona, I cili pavarësisht se në rritje vitet e fundit, sërish mbetet në nivel të ulët krahasuar me disa nga vendet e rajonit dhe me vendet e Bashkimit Europian.

Sipas Shaqirit, kjo ndodh sepse të rinjtë preferojnë të mësojnë një zanat duke shkuar pranë një biznesi, sesa të arsimohen. 

Për ekspertët, ndryshimi nis nga orientimi në kohë, të rinjtë duhet të njohin profesionet, mundësitë e punësimit dhe kushtet që ofrojnë ato, në mënyrë që të marrin drejtimin e duhur. 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat