KMD ndalet në Kukës - Qytetarët ngrenë shqetësime për aksesin në shërbimet publike

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi zhvilloi takimin e tretë të nismës “Udhëtimi në Shqipëri” në Kukës, ku në fokus ishte përfshirja dhe aksesueshmëria për personat me aftësi të kufizuara.
Në takimin me qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve vendore u diskutuan vështirësitë që hasen në përditshmëri, veçanërisht në aksesin në institucionet dhe shërbimet publike.
Komisionerja Genta Tafa (Bungo) tha se diskriminimi nuk shfaqet vetëm përmes veprimeve apo fjalëve, por edhe përmes mënyrës se si ndërtohen dhe ofrohen shërbimet. Sipas saj, mungesa e rampave, ashensorëve apo hapësirave të përshtatura mund të pengojë qytetarët me aftësi të kufizuara të marrin shërbime në mënyrë të barabartë.
Qytetarët e Kukësit ngritën gjithashtu shqetësime për mungesën e transportit ndërqytetas në zona të thella, aksesin në arsim dhe nevojën për hapësira më të përshtatura. U kërkua edhe më shumë ndërgjegjësim dhe përfshirje e institucioneve lokale për identifikimin dhe zgjidhjen e këtyre problematikave.
KMD bëri të ditur se çdo qytetar që vlerëson se i është mohuar një e drejtë për shkak të aftësisë së kufizuar mund të depozitojë ankesë pranë institucionit, pa kosto.
Nisma “Udhëtimi në Shqipëri”, e mbështetur edhe nga projekti PACEP II, do të vijojë me takime në Bulqizë, Klos, Librazhd, Mallakastër, Kolonjë, Përmet dhe Rrëshen.
Nga mielli, te detergjentët - Cilat janë ushqimet që do listohen të “Pasqyra e Çmimeve”?
Gjatë konferencës për shtyp ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj deklaroi se aktualisht po punohet për ngritjen e platformës live për......
Çmimet e ushqimeve, cilin model po zgjedh Shqipëria? - Nga transparenca te çmimet tavan, si po ndërhyjnë qeveritë në Europë
Rritja e çmimeve të ushqimeve ka detyruar disa qeveri europiane të ndërhyjnë në treg, por jo të gjitha kanë zgjedhur të njëjtën rrugë. Shqipëria ka zgjedhur......
Pasqyra e çmimeve, 160 mallra - Ibrahimaj: Përfshihen produktet e jetës së përditshme
Pasqyra e çmimeve pritet të lançohet brenda 10 ditëshit të parë të tetorit. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri me dije se si fillim do të përmbajë......
Stuhitë po ndryshojnë rregullat - Ngrohja e planetit rrit fuqinë e tyre dhe zonat në rrezik
Ndryshimet klimatike po i bëjnë stuhitë më intensive dhe po zgjerojnë zonat që mund të preken prej tyre. Sipas raportit të fundit WorldRiskReport, rritja e......
Korridori blu, ritme të ndryshme - Nga Murriqani në Kakavijë, ku ka mbërritur autostrada Adriatiko-Joniane?
Teksa aksi Murriqan-Lezhë ka risjellë në vëmendje ndërtimin e Korridorit Adriatiko-Jonian, ecuria e segmenteve të këtij projekti në vendin tonë është në faza......
Publik, apo privat? Në rrethe, shkollat private kanë më shumë nxënës për mësues
Raporti i nxënësve për një mësues ndryshon ndjeshëm në varësi të llojit të shkollës dhe qarkut, duke sjellë një panoramë të ndryshme të kushteve në të cilat......
Linjat elektrike, larg rrugëve - ARRSH hap tenderin për spostimin e tyre që preken nga rrugët e reja
Ndërtimi i rrugëve të reja sjell një tjetër ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturën energjetike. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një procedurë me fond......
Leku “kalon” euron në banka - BSH: Depozitat në paranë e gjerë arrijnë 1.57 trilionë. Dominon monedha shqiptare
Shqiptarët po mbajnë gjithnjë e më shumë para në banka. Qoftë në formën e depozitave të transferueshme, të atyre me afat ose pa afat, paraja në banka është......

