Shqipëria Postuar më 29 September 2026, 15:32

Hapen 3 aeroporte të reja? - Rama në Bruksel: Vlora dhe një sezonal në jug, riaktivizojmë Kukësin 

Nga Elisabeta Dosku

rama.jpeg

Qeveria planifikon që të hapë një aeroport sezonal në jug të vendit pas atij të Vlorës,  si dhe të bëjë funksional aeroportin e Kukësit.  Lajmi u bë me dije nga Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në Samitin e Euro News për Turizmin, që u mbajt Bruksel. Gjatë fjalës së tij u shpreh se numri i turistëve në vendin tonë po rritet çdo vit, duke theksuar gjithashtu se se aeroporti i Rinasit ka lënë pas aeroportet e tjera të rajonit për nga numri i pasagjerëve. 

“Ne nuk kemi infrastrukturën me te mirë në botë. Kemi një aeroport që është më rritjen më të shpejtë në Evropë. I kemi lenë fqinjët pas për të pestin ose gjashtin vit. Kemi lenë pas aeroportin e Beogradit. Tani do te hapim një aeroport të ri në Vlorë, po punojmë për një aeroport tjetër sezonal në jug. Është një i katërt në zonën malore, por nuk po punon ashtu siç do donim”.

Kryeministri theksoi se qëllimi është rritja e mëtejshme e turizmit. 

“Objektivi ynë është bota, se po zbulojmë që të gjitha pjesët e botës po marrin pjesë në këtë rritje. Kur nisëm këtë udhëtim transformues, numëronim 2 milionë turistë dhe kjo shifër përfshinte edhe zyrtarët që bënin numërimin, se çdo shqiptar që hynte e dilte në vend ishte pjesë e kësaj shifre. Paraardhësi im ishte turist kur u kthye në Shqipëri. Vitin e kaluar, 12 milionë të huaj. Mes tyre, japonezë, amerikanë, amerikano-latinë, kinezë, izraelitë, vizitorë nga Lindja e Mesme”, tha Rama.

Samiti bëri bashkë politikëbërës, drejtues të industrisë, investitorë dhe ekspertë për të diskutuar zhvillimet që po formësojnë të ardhmen e turizmit, nga ndryshimi i pritshmërive të udhëtarëve te inovacioni digjital dhe zhvillimi i qëndrueshëm.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat