Linjat elektrike, larg rrugëve - ARRSH hap tenderin për spostimin e tyre që preken nga rrugët e reja

Ndërtimi i rrugëve të reja sjell një tjetër ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturën energjetike. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një procedurë me fond limit rreth 14 milionë euro për zhvendosjen e linjave të tensionit të lartë që përplasen me gjurmët e Korridorit VIII dhe të akseve të tjera kombëtare.
Bëhet fjalë për linja 110 kilovolt, të cilat duhet të zhvendosen dhe të rindërtohen në mënyrë që rrugët e reja të mund të zhvillohen pa cenuar sigurinë dhe funksionimin e rrjetit elektrik.
Një prej ndërhyrjeve lidhet drejtpërdrejt me Korridorin VIII. Për shkak të gjurmës së re rrugore, do të ndërtohet një segment i ri i linjës ajrore 110 kilovolt, duke përshtatur pozicionin e shtyllave dhe të gjithë elementëve të linjës me infrastrukturën e re.
Në listën e ndërhyrjeve është edhe linja Librazhd–Përrenjas. Këtu zhvendosja bëhet e nevojshme jo vetëm për shkak të projektit rrugor, por edhe për shkak të problematikave gjeologjike të evidentuara në zonën e Dragostunjës.
Punimet do të përfshijnë ndërtimin e trasesë së re, vendosjen e shtyllave, bazamenteve dhe përcjellësve, si dhe sistemet e mbrojtjes dhe të tokëzimit. Pjesë e procedurës janë edhe raste të tjera ku linjat e tensionit të lartë mund të preken nga projektet e reja rrugore në vend.
Për çdo ndërhyrje do të kërkohet koordinim me Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe OSHEE-në, në mënyrë që zhvendosja e linjave të mos sjellë probleme në furnizimin dhe transmetimin e energjisë.
Leku “kalon” euron në banka - BSH: Depozitat në paranë e gjerë arrijnë 1.57 trilionë. Dominon monedha shqiptare
Shqiptarët po mbajnë gjithnjë e më shumë para në banka. Qoftë në formën e depozitave të transferueshme, të atyre me afat ose pa afat, paraja në banka është......
Euro, nën presion - Çmimet e energjisë dhe pasiguritë politike dobësojnë monedhën
Monedha europiane po përballet me presion në tregjet valutore, duke zbritur pranë niveleve më të ulëta të vitit kundrejt dollarit. Sipas Reuters, monedha......
Nisin pagesat për fermerët - Skemat/ Autorizohen mbi 6.600 transaksione, kalojnë në llogaritë bankare
Fermerët përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026, së shpejti do të marrin pagesat në llogaritë e tyre bankare. Agjencia për Zhvillimin......
Nafta nuk ndalet - Kalon 106 Usd. Tensionet në Lindjen e Mesme mbajnë çmimet në rritje
Çmimet e naftës u rritën për të dytën ditë radhazi, ndërsa shqetësimet për furnizimet nga Lindja e Mesme vazhdojnë të dominojnë tregjet. Rritja e çmimeve......
Qendrat e të dhënave në alarm - S&P paralajmëron: Një sulm i vetëm mund të shkaktojë kaos në shumë shërbime
Qendrat e të dhënave, baza e shërbimeve cloud, inteligjencës artificiale dhe sistemeve kritike, po përballen me rreziqe kibernetike që mund të jenë më të......
OpenAI frenon modelin e ri - Shqetësimet për sigurinë shtyjnë kompaninë të pezullojë publikimin
OpenAI ka shtyrë publikimin e modelit të saj më të ri të inteligjencës artificiale, pas shqetësimeve të ngritura nga studiuesit për sigurinë dhe sjelljen e......
Ekonomia rritet me 3.61%/ Zgjerimi u mbështet nga administrata. Bujqësia vijon të jetë pika negative
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohet gjatë tremujorit të dytë të vitit, e mbështetur kryesisht nga administrata publike, tregtia dhe aktivitetet e lidhura me......
BE ndryshon rregullat e zgjerimit - Komisioni propozon më pak veto dhe më shumë vendimmarrje me shumicë
Komisioni Evropian po përgatit një qasje të re për zgjerimin, ku anëtarësimi i vendeve të reja nuk do të shoqërohej domosdoshmërisht me të gjitha të drejtat......

