Pasqyra e çmimeve, 160 mallra - Ibrahimaj: Përfshihen produktet e jetës së përditshme

Pasqyra e çmimeve pritet të lançohet brenda 10 ditëshit të parë të tetorit. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit bëri me dije se si fillim do të përmbajë rreth 160 produkte ushqimore dhe higjene.
“Sa i përket Pasqyrës, është një nismë e re që kemi ndërmarrë. Ne jemi duke punuar për të ndërtuar platformën, e cila është në fazat përfundimtare të përgatitjes. Ne presim që në 10-ditëshin e parë të tetorit platforma të jetë live me një numër prej 160 produktesh. Jemi duke rakorduar me marketet kryesore listën finale të produkteve, e cila do të përbëhet nga produktet kryesore të shportës, ushqime dhe mallra që përdoren më së shumti nga familjet shqiptare”, tha Ibrahimaj.
Ibrahimaj, shtoi se në bashkëpunim me supermarketet po punohet për një listë produktesh që do të shiten me çmim fiks për tre muaj.
“Jemi duke punuar gjithashtu me rrjetin e supermarketeve dhe furnitorëve me qëllim detajimin e një liste për të cilën ata kanë vendosur të tregtojnë për një periudhë 3-mujore, me çmime fikse dhe me fitim minimal. Të dyja këto do të jenë live brenda 10-ditëshit të parë të tetorit”, tha ministrja.
Deklaratat, Ibrahimaj I bëri gjatë një konference për mediat, ku prezantoi të dhënat e INSTAT për rritjen ekonomike të vendit në tremujorin e dytë të vitit 2026. Gjatë fjalës së saj, ministrja Ibrahimaj theksoi se vendi vijon të shfaqë rritje të qëndrueshme ekonomike, stabilitet makroekonomik dhe një klimë gjithnjë e më tërheqëse për investimet.
Stuhitë po ndryshojnë rregullat - Ngrohja e planetit rrit fuqinë e tyre dhe zonat në rrezik
Ndryshimet klimatike po i bëjnë stuhitë më intensive dhe po zgjerojnë zonat që mund të preken prej tyre. Sipas raportit të fundit WorldRiskReport, rritja e......
Korridori blu, ritme të ndryshme - Nga Murriqani në Kakavijë, ku ka mbërritur autostrada Adriatiko-Joniane?
Teksa aksi Murriqan-Lezhë ka risjellë në vëmendje ndërtimin e Korridorit Adriatiko-Jonian, ecuria e segmenteve të këtij projekti në vendin tonë është në faza......
Publik, apo privat? Në rrethe, shkollat private kanë më shumë nxënës për mësues
Raporti i nxënësve për një mësues ndryshon ndjeshëm në varësi të llojit të shkollës dhe qarkut, duke sjellë një panoramë të ndryshme të kushteve në të cilat......
Linjat elektrike, larg rrugëve - ARRSH hap tenderin për spostimin e tyre që preken nga rrugët e reja
Ndërtimi i rrugëve të reja sjell një tjetër ndërhyrje të rëndësishme në infrastrukturën energjetike. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur një procedurë me fond......
Leku “kalon” euron në banka - BSH: Depozitat në paranë e gjerë arrijnë 1.57 trilionë. Dominon monedha shqiptare
Shqiptarët po mbajnë gjithnjë e më shumë para në banka. Qoftë në formën e depozitave të transferueshme, të atyre me afat ose pa afat, paraja në banka është......
Euro, nën presion - Çmimet e energjisë dhe pasiguritë politike dobësojnë monedhën
Monedha europiane po përballet me presion në tregjet valutore, duke zbritur pranë niveleve më të ulëta të vitit kundrejt dollarit. Sipas Reuters, monedha......
Nisin pagesat për fermerët - Skemat/ Autorizohen mbi 6.600 transaksione, kalojnë në llogaritë bankare
Fermerët përfitues nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2026, së shpejti do të marrin pagesat në llogaritë e tyre bankare. Agjencia për Zhvillimin......
Nafta nuk ndalet - Kalon 106 Usd. Tensionet në Lindjen e Mesme mbajnë çmimet në rritje
Çmimet e naftës u rritën për të dytën ditë radhazi, ndërsa shqetësimet për furnizimet nga Lindja e Mesme vazhdojnë të dominojnë tregjet. Rritja e çmimeve......

