Bota Postuar më 28 September 2026, 18:36

Letonia e përkushtuar tek fibrat optike: eksporton më shumë se 90% të prodhimit të saj

Nga Scan TV

images.jpg

Letonia po përqendrohet në një product ë caktuar teknologjik: fibrat optike. Ajo eksporton më shumë se 90% të prodhimit të saj. Kjo teknologji e gjithanshme, e bërë nga kuarci sintetik, është fleksibile dhe e aftë të transmetojë rrezet ultravjollcë dhe infra të kuqe.

Rajoni i Latgalisë , i cili kufizohet me Lituaninë, Rusinë dhe Bjellorusinë, është qendra e industrisë letoneze të fibrave optike. Një gamë kompanish të specializuara kanë lindur në qytetin e Līvāni-t, falë projektit evropian: Optical Fiber Valley , lugina e fibrave optike. Në Lightguide, për shembull, ata prodhojnë rreth 20 milionë metra fibër optike në vit, i përshtatin produktet e tyre sipas kërkesave të secilit klient dhe eksportojnë në më shumë se pesëdhjetë vende. Sipas Santa Vucina-s , menaxheres së cilësisë, produktet që ata prodhojnë kanë një gamë të gjerë aplikimesh. "Në rastin e pajisjeve të thjeshta mjekësore, të përbëra nga një fibër e vetme dhe një lidhës bazë, ne prodhojmë rreth një milion njësi në vit", thotë ajo. "Fibrat optike transmetojnë dritën nga pika A në pikën B praktikisht pa humbje, gjë që bën të mundur transportimin e sinjaleve me energji të lartë ose shumë të sakta. Disa nga fibrat tona optike janë aq të holla sa një fije floku", thotë ajo. “Këtu punojmë me fibra, bërthama e të cilave ka një diametër prej afërsisht 50 mikrometrash, ndoshta pak më pak; por nuk punojmë me fibra të vogla si ato që përdoren, për shembull, në telekomunikacion. Aktualisht nuk kemi informacion që sugjeron se produktet tona janë përdorur në teknologjinë ushtarake, por është një mundësi”, shpjegon ajo.

Buxheti total për Luginën e Fibrës Optike tejkalon 5.4 milionë euro, nga të cilat 40.4% vijnë nga Politika Evropiane e Kohezionit dhe 59.6% nga kompanitë dhe organizatat e lidhura me këtë projekt. Pritet që deri në vitin 2036 sektori i fibrave optike të përbëjë 10% të PBB-së së Letonisë. Kërkesa për fibra optike në sektorin mjekësor dhe në fusha të tjera po lulëzon në Evropë. Agjencia Letoneze e Investimeve dhe Zhvillimit (LIAA) promovon këtë aktivitet biznesi, vëren Vita Balode Andrews , drejtuese e Departamentit të Shërbimeve të Eksportit dhe Inovacionit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat