Energjia, ulen humbjet në rrjet - Në janar-qershor zbritën në 15.91%, dominojnë ato teknike me 76%

Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes zbritën në 15.91% gjatë 6 muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar përmirësim me 1.1% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë gjatë periudhës janar – qershor në rrjetin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes humbën rreth 716 mijë mWh energji. Pjesa më e madhe, prej rreth 76% klasifikohet si humbje teknike. Ndërkohë që Humbjet joteknike rezultuan në rreth 171 mijë mWh apo gati 24% e totalit të humbjeve.
Humbjet e energjisë në rrjet vijnë për 2 arsye. E para lidhet me rrjetin e amortizuar, që konsiderohen si humbje teknike e që përbëjnë dhe sasinë më të madhe të humbjeve, ndërsa për t’i reduktuar nevojiten investime në rrjetin elektrik. Ndërkohë që, arsyeja e dytë përfshin humbjet joteknike apo thënë ndryshe vjedhjet. Për të reduktuar këtë tregues ndërmerren kontrolle për abuzime me energjinë elektrike tek subjekte të ndryshme në vend.
Reduktimi i humbjeve është një tregues i rëndësishëm për performancën e operatorit, pasi energjia që humbet përbën kosto për sistemin. Objektivi i vendosur për vitin 2026 është ulja e tyre në 16.5%. Niveli i 6-mujorit qëndron poshtë këtij kufiri, por gjithsesi përmbushja e objektivit do të vlerësohet në mbyllje të vitit, pasi në periudha të ndryshme të vitit edhe sasia e energjisë që humb në rrjet është e ndryshme.
Nafta ndez alarmin - Tensionet me Iranin rikthejnë frikën për krizë globale energjetike
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 3% të hënën, pasi Presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë propozimin e Iranit për një armëpushim 7-ditor dhe......
Zgjerohet sektori jobankar - BSH: Fondet e investimit dhe pensionet private japin kontributin kryesor në rritje
Jo vetëm bankat kanë zgjeruar aktivitetin financiar në vend gjatë gjysmës së parë të vitit, por edhe sektori jobankar ka pësuar rritje, me fondet e investimit......
“Mos na lini përsëri në baltë!” - Rama: Do të ishte dështimi më i madh i Evropës
“Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë” ishte në fokus të Konferencës Ndërparlamentare të zhvilluar në Tiranë. Takimi u......
“Institucionet nuk konkurrojnë!” - Duhet t’i shërbejnë të njëjtit interes. Mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku në fokus kanë qenë zhvillimet e aktualitetit dhe ndikimi i......
Vidhen 332 milionë euro - Sulmi më i madh kibernetik i vitit trondit tregun global të kriptomonedhave
Një nga grabitjet më të mëdha të kriptomonedhave të regjistruara këtë vit ka tronditur tregun global. Rreth 387.5 milionë dollarë, ose 332.8 milionë euro,......
Çfarë i shet Shqipëria Britanisë? Veshjet kryesojnë eksportet shqiptare në 2026
Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar përfshijnë një gamë të gjerë produktesh, nga automjetet dhe makineritë, te veshjet, ushqimet......
Çfarë prodhuam më shumë? Ushqimet e përditshme në rritje, buka shënon më shumë prodhim
Anketa e Produkteve Industriale nga INSTAT ofron një panoramë vjetore mbi prodhimin dhe shitjen e produkteve industriale, duke nxjerrë në pah ndryshimet në......
Ndërtimi “ushqen” industrinë/ Rritet prodhimi i çimentos dhe betonit në vitin 2025
Industria e materialeve të ndërtimit e mbylli vitin 2025 me rritje të prodhimit dhe të shitjeve referuar të dhënave. Çimentoja, betoni i gatshëm dhe llaçi,......

