Çfarë prodhuam më shumë? Ushqimet e përditshme në rritje, buka shënon më shumë prodhim

Anketa e Produkteve Industriale nga INSTAT ofron një panoramë vjetore mbi prodhimin dhe shitjen e produkteve industriale, duke nxjerrë në pah ndryshimet në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Një nga treguesit që bie në sy është rritja e prodhimit të bukës së freskët. Gjatë vitit 2025 u prodhuan 67,224 tonë bukë e freskët, me një rritje prej 8.4% krahasuar me vitin 2024. Rritje është regjistruar edhe në prodhimin e sistemeve të fijeve elektrike të izoluara për përdorim në automjete, ku prodhimi arriti në rreth 263 miliardë copë, 8.7% më shumë se një vit më parë.
Edhe industria e ndërtimit dhe materialeve të ndërtimit ka vijuar të shfaqë rritje në disa produkte. Prodhimi i çimentos Portland dhe i betonit është rritur gjatë vitit 2025, duke reflektuar aktivitetin e sektorit të ndërtimit dhe kërkesën për materiale bazë.
Nëse vëmendja zhvendoset nga sasia e prodhuar tek vlera e shitjeve, disa produkte industriale kanë regjistruar rritje edhe më të dukshme. Rritjen më të lartë ndër produktet kryesore e ka shënuar llaçi i bërë në fabrikë, me 19.5%, ndërsa alumini i lidhur i papërpunuar ka shënuar një rritje prej 15.4% të vlerës së shitjeve krahasuar me vitin 2024.Në sektorin ushqimor, rritje të vlerës së shitjeve është regjistruar edhe për produktet që konsumohen çdo ditë. Shitjet e ujit mineral dhe ujit të gazuar, jo të ëmbëlsuar, u rritën me 8%, ndërsa vlera e shitjeve të bukës së freskët u rrit me 11.1% gjatë vitit 2025.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se jo të gjitha produktet kanë ndjekur të njëjtin trend. Vlera e shitjeve të naftës bruto ka rënë me 24.3%, ndërsa ajo e xeherorëve dhe koncentrateve të kromit është ulur me 23.9% krahasuar me vitin e mëparshëm.Brenda grupit të produkteve ushqimore, disa kategori kanë gjeneruar vlera të konsiderueshme shitjesh gjatë vitit 2025. Në krye qëndrojnë salçicet dhe produktet e ngjashme me mishin, me rreth 9.3 miliardë lekë shitje.
Pas tyre renditet uji mineral dhe uji i gazuar, jo i ëmbëlsuar, me rreth 8.9 miliardë lekë, duke treguar peshën e rëndësishme që kanë këto produkte në tregun vendas.Një tjetër kategori me vlerë të lartë shitjesh janë pijet joalkoolike, të cilat kanë arritur rreth 7.4 miliardë lekë, ndërsa buka e freskët ka regjistruar rreth 6.9 miliardë lekë shitje.

Ndërtimi “ushqen” industrinë/ Rritet prodhimi i çimentos dhe betonit në vitin 2025
Industria e materialeve të ndërtimit e mbylli vitin 2025 me rritje të prodhimit dhe të shitjeve referuar të dhënave. Çimentoja, betoni i gatshëm dhe llaçi,......
Transparenca i jep zë qytetarit - 28 Shtatori rikthen në vëmendje të drejtën për informacion publik
28 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për Informim, sjell në vëmendje rëndësinë e transparencës së institucioneve dhe aksesit të qytetarëve në......
Serbia merr 600 mln Usd - Banka Botërore financon infrastrukturën e gazit për siguri dhe diversifikim energjetik
Banka Botërore ka miratuar një financim prej 600 milionë dollarësh, rreth 526 milionë euro, për zhvillimin e sektorit të gazit në Serbi. Programi synon të......
Stacioni i trenit në Rinas - Shpallet fituesi për projektimin dhe ndërtimin. I hapet rruga lidhjes së kontratës
Hekurudha Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese për projektimin e detajuar dhe ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të Aeroportit të Rinasit. Vendimi......
Leku i fortë uli koston e kredisë - BSH: Zhvlerësimi i euros lehtësoi këstet për qytetarët që të ardhurat i kanë në lekë
Forcimi i lekut ndaj euros gjatë muajve të fundit ka sjellë një efekt të drejtpërdrejtë edhe për qytetarët që kanë marrë kredi në monedhën evropiane. Për një......
“Beteja” për një banesë! - Nga Vjena, te Dublini. Qytetet po provojnë modele të reja për qiratë
Kriza e banesave po kthehet në një nga problemet më të mëdha sociale dhe ekonomike të qyteteve europiane. Rritja e qirave, çmimet e larta të pronave dhe......
Alarm për WhatsApp-in/ AKSK paralajmëron për kompromentim llogarish dhe apelon për kujdes të shtuar
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar pas raportimeve në rajon për raste të komprometimit të......
Më pak kg, më shumë vlerë/ Eksportet ushqimore rrisin të ardhurat për kilogramë në Gusht
Në gusht, eksportet ushqimore shqiptare sollën një zhvillim interesant sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel” referuar shifrave të INSTAT. Më pak......

