Më pak kg, më shumë vlerë/ Eksportet ushqimore rrisin të ardhurat për kilogramë në Gusht

Në gusht, eksportet ushqimore shqiptare sollën një zhvillim interesant sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel” referuar shifrave të INSTAT. Më pak mallra u nisën drejt tregjeve të huaja, por vlera e realizuar për kilogram u rrit. Të dhënat tregojnë se pesha e eksporteve ra, ndërsa të ardhurat u zgjeruan, duke sinjalizuar se për një pjesë të produkteve shqiptare tregjet e huaja po paguajnë mesatarisht më shumë për çdo kilogram të eksportuar.
Duke marrë vetëm kategoritë drejtpërdrejt ushqimore të tabelës së INSTAT dhe duke lënë jashtë kafshët e gjalla, bimët zbukuruese, materialet vegjetale dhe grupet industriale apo medicinale, pesha e eksporteve ra me rreth 3.7% krahasuar me gushtin 2025, ndërsa vlera u rrit me 8.1%.
Si rezultat, vlera mesatare e eksporteve u ngjit nga rreth 84.5 lekë për kilogram në 94.9 lekë/kg, ose rreth 12.3% më shumë. Ky tregues nuk duhet lexuar automatikisht si rritje çmimi për të njëjtin produkt, pasi mund të ndikohet edhe nga ndryshimi i përbërjes së mallrave të eksportuara, cilësisë apo tregjeve ku janë shitur.
Rasti më domethënës është ai i frutave dhe arrave. Në gusht 2026 u eksportuan rreth 11.1 mijë tonë, nga 15.3 mijë tonë një vit më parë, pra rreth 27% më pak. Megjithatë, vlera e eksporteve u rrit lehtë, nga 441 milionë në 448 milionë lekë. Për pasojë, vlera mesatare për kilogram u rrit nga rreth 29 në 40 lekë.
Rritje të dukshme shfaqin edhe sheqernat dhe ëmbëlsirat, nga rreth 158 në 463 lekë/kg, pijet nga 32 në 44 lekë/kg, ndërsa kafeja, çaji dhe erëzat u ngjitën nga rreth 570 në 666 lekë/kg. Edhe peshku dhe produktet ujore u rritën nga rreth 737 në 821 lekë/kg.
Jo të gjitha kategoritë ecën njësoj. Te produktet bulmetore, vezët dhe mjalti, vlera mesatare për kilogram ra nga rreth 66 në 62 lekë, ndërsa te përgatitjet prej mishi dhe peshku zbriti nga rreth 660 në 609 lekë/kg.
Theksojmë se rritja e vlerës mesatare për kilogram vjen pavarësisht një kursi të fortë të lekut ndaj euros, i cili në vetvete do të ushtronte efekt të kundërt mbi të ardhurat.

“Dueli” Kosovë-Shqipëri/ Vendi ynë dërgon më pak kapital përtej kufirit, Kosova avancon
Kapitali mes Shqipërisë dhe Kosovës po lëviz gjithnjë e më shumë përtej kufirit, por jo me të njëjtin ritëm në të dyja drejtimet. Në gjysmën e parë të vitit......
Konsumatorët kanë frikë - Kursimet e gjermanëve, në nivelin më të lartë që nga viti 2008
Pavarësisht përmirësimit të treguesve ekonomikë, familjet gjermane nuk e ndajnë optimizmin. Besimi i konsumatorit ka rënë në -30.6 pikë, pritjet për të......
Rriten investimet e huaja - Në Kosovë u regjistruan 467.4 milionë euro në gjashtëmujorin e parë
Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Kosovë kanë shënuar rritje prej 8.3% në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, ndërsa pjesa më e madhe e kapitalit të huaj......
SHBA dhe Kina ulin tarifat - Lehtësohen taksat për 60 miliardë dollarë mallra nga të dyja palët
Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të ulin tarifat për rreth 60 miliardë dollarë mallra, në një tjetër hap drejt zbutjes së tensioneve tregtare mes......
Kriza e çmimeve të energjisë - BE u kërkon vendeve anëtare të marrin në konsideratë frenimin e kërkesës
Bashkimi Evropian po përballet me një krizë të çmimeve të energjisë, ndërsa pasojat e luftës me Iranin po trazojnë tregjet e naftës dhe gazit, tha shefi i......
Të rinjtë, në krizë ekonomike - Papunësia e tyre në Evropë është 2.4 herë më e lartë
BQE konstaton se personat nën 25 vjeç nuk përfituan nga përmirësimi në tregun e punës. Papunësia e tyre u rrit në 15.1%, ndërsa është në rënie për të gjithë......
Nafta në kulmin e konsumit? - Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës
Importi i karburanteve ka arritur shifrën më të lartë gjatë këtij viti në muajin Gusht, çka lidhet drejtpërdrejt edhe me sezonin turistik, ardhjen e......
Pas dosjes Hyseni, Rama hap debatin për ndryshime në sistem/ Në fokus, mbrojtja e institucioneve dhe rrjedhja e sekretit hetimor
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Rinasi se rasti i ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, nuk do të mbetet vetëm një çështje penale individuale, por do......

