Rriten investimet e huaja - Në Kosovë u regjistruan 467.4 milionë euro në gjashtëmujorin e parë

Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Kosovë kanë shënuar rritje prej 8.3% në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, ndërsa pjesa më e madhe e kapitalit të huaj vazhdon të orientohet në pasuri të paluajtshme.
Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), investimet e huaja direkte neto në Kosovë gjatë periudhës janar–qershor 2026 arritën në 467.4 milionë euro, duke shënuar rritje prej 8.3%.
Struktura e investimeve tregon se pasuritë e paluajtshme mbeten sektori dominues, me 68% të totalit të IHD-ve gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026. Pas këtij sektori, pjesëmarrjen më të madhe e kanë aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 10.4%, prodhimi me 9.6%,tregtia me shumicë e pakicë dhe riparimi i automjeteve me 2.8%, furnizimi me energji elektrike, gaz dhe avull me 2%, ndërtimi me 1.8%, si dhe informacioni dhe komunikimi me 0.9%.
Sa i përket origjinës së kapitalit, Gjermania ishte burimi kryesor i investimeve të huaja direkte në Kosovë gjatë gjashtëmujorit të parë, me 29.9% të totalit. Pas saj renditet Zvicra me 17.1%, ndërsa pasojnë Holanda me 9.1%, Shqipëria me 8.4%, SHBA me 7.9%, Mbretëria e Bashkuar me 3.3%, Austria me 2.5%, Italia me 1.9%.
Të dhënat e BQK-së tregojnë se Gjermania dhe Zvicra kanë qenë ndër burimet kryesore të IHD-ve edhe në vitet e mëparshëm.
Ndërkohë, investimet e kosovarëve jashtë vendit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026 arritën në 181.3 milionë euro, duke shënuar rritje prej 7.8% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.
SHBA dhe Kina ulin tarifat - Lehtësohen taksat për 60 miliardë dollarë mallra nga të dyja palët
Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të ulin tarifat për rreth 60 miliardë dollarë mallra, në një tjetër hap drejt zbutjes së tensioneve tregtare mes......
Kriza e çmimeve të energjisë - BE u kërkon vendeve anëtare të marrin në konsideratë frenimin e kërkesës
Bashkimi Evropian po përballet me një krizë të çmimeve të energjisë, ndërsa pasojat e luftës me Iranin po trazojnë tregjet e naftës dhe gazit, tha shefi i......
Të rinjtë, në krizë ekonomike - Papunësia e tyre në Evropë është 2.4 herë më e lartë
BQE konstaton se personat nën 25 vjeç nuk përfituan nga përmirësimi në tregun e punës. Papunësia e tyre u rrit në 15.1%, ndërsa është në rënie për të gjithë......
Nafta në kulmin e konsumit? - Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës
Importi i karburanteve ka arritur shifrën më të lartë gjatë këtij viti në muajin Gusht, çka lidhet drejtpërdrejt edhe me sezonin turistik, ardhjen e......
Pas dosjes Hyseni, Rama hap debatin për ndryshime në sistem/ Në fokus, mbrojtja e institucioneve dhe rrjedhja e sekretit hetimor
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Rinasi se rasti i ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, nuk do të mbetet vetëm një çështje penale individuale, por do......
Rama deklaratë nga Rinasi: Çështja Hyseni është e drejtësisë, siguria e SHISH është përgjegjësi e shtetit
Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si është administruar institucionalisht çështja që çoi nën hetim ish-drejtuesen e Shërbimit......
Rama në Staten Island: Shqipëria nuk është më vendi që kërkon ndihmë, por vend që mirëpret investime
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, ku foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe diasporës, investimet,......
Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e OKB-së kundër Krimit Kibernetik
Në margjinat e Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nënshkroi në emër të......

