Çfarë i shet Shqipëria Britanisë? Veshjet kryesojnë eksportet shqiptare në 2026

Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar përfshijnë një gamë të gjerë produktesh, nga automjetet dhe makineritë, te veshjet, ushqimet dhe produktet bujqësore. Të dhënat e Office for National Statistics (ONS) për vitin 2026 tregojnë se struktura e shkëmbimeve ndryshon ndjeshëm në varësi të drejtimit të tregtisë.
Në eksportet e Mbretërisë së Bashkuar drejt Shqipërisë, automjetet janë në krye të listës, me një vlerë prej rreth 5 milionë paund. Diferenca me kategoritë e tjera është e dukshme, duke i bërë makinat produktin britanik me vlerën më të lartë në këtë grup tregtar.
Pas automjeteve, në listën e mallrave britanike të dërguara drejt Shqipërisë renditen pijet dhe duhani, me rreth 2.2 milionë paund. Në vendin e tretë janë produktet mjekësore dhe farmaceutike, me rreth 2.1 milionë paund, çka tregon praninë e produkteve të sektorit shëndetësor në shkëmbimet mes dy vendeve.
Më pas vijnë makineritë e specializuara dhe pajisjet kapitale, me një vlerë prej rreth 2 milionë paund, ndërsa pesëshja mbyllet nga ushqimet e ndryshme, me rreth 1.8 milionë paund.
Por situata ndryshon kur shikohet tregtia në drejtimin e kundërt. Veshjet janë produkti kryesor që Shqipëria eksporton drejt Mbretërisë së Bashkuar, me një vlerë prej rreth 1.7 milionë paund. Kjo kategori zë vendin e parë në listën e pesë grupeve kryesore të mallrave shqiptare të dërguara në tregun britanik.
Në vendin e dytë renditen pijet dhe duhani, me rreth 1.5 milionë paund, ndërsa drithërat zënë vendin e tretë, me rreth 1.3 milionë paund. Në listë vijojnë frutat dhe perimet, me rreth 1 milion paund, ndërsa prodhimet minerale arrijnë në rreth 900 mijë paund.
Të dhënat tregojnë kështu dy profile të ndryshme të shkëmbimeve tregtare. Nga Britania drejt Shqipërisë spikasin më shumë automjetet, produktet farmaceutike, makineritë dhe disa kategori të produkteve të konsumit, ndërsa në eksportet shqiptare drejt Britanisë peshojnë më shumë veshjet dhe produktet agro-ushqimore.
Në total, pesë kategoritë kryesore të eksporteve britanike të paraqitura në grafik arrijnë në rreth 13.1 milionë paund, ndërsa pesë kategoritë kryesore të mallrave shqiptare drejt Britanisë kapin rreth 6.4 milionë paund. Kjo e bën edhe më të dukshme diferencën mes strukturës së mallrave që lëvizin në dy drejtimet.

Çfarë prodhuam më shumë? Ushqimet e përditshme në rritje, buka shënon më shumë prodhim
Anketa e Produkteve Industriale nga INSTAT ofron një panoramë vjetore mbi prodhimin dhe shitjen e produkteve industriale, duke nxjerrë në pah ndryshimet në......
Ndërtimi “ushqen” industrinë/ Rritet prodhimi i çimentos dhe betonit në vitin 2025
Industria e materialeve të ndërtimit e mbylli vitin 2025 me rritje të prodhimit dhe të shitjeve referuar të dhënave. Çimentoja, betoni i gatshëm dhe llaçi,......
Transparenca i jep zë qytetarit - 28 Shtatori rikthen në vëmendje të drejtën për informacion publik
28 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për Informim, sjell në vëmendje rëndësinë e transparencës së institucioneve dhe aksesit të qytetarëve në......
Serbia merr 600 mln Usd - Banka Botërore financon infrastrukturën e gazit për siguri dhe diversifikim energjetik
Banka Botërore ka miratuar një financim prej 600 milionë dollarësh, rreth 526 milionë euro, për zhvillimin e sektorit të gazit në Serbi. Programi synon të......
Stacioni i trenit në Rinas - Shpallet fituesi për projektimin dhe ndërtimin. I hapet rruga lidhjes së kontratës
Hekurudha Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese për projektimin e detajuar dhe ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të Aeroportit të Rinasit. Vendimi......
Leku i fortë uli koston e kredisë - BSH: Zhvlerësimi i euros lehtësoi këstet për qytetarët që të ardhurat i kanë në lekë
Forcimi i lekut ndaj euros gjatë muajve të fundit ka sjellë një efekt të drejtpërdrejtë edhe për qytetarët që kanë marrë kredi në monedhën evropiane. Për një......
“Beteja” për një banesë! - Nga Vjena, te Dublini. Qytetet po provojnë modele të reja për qiratë
Kriza e banesave po kthehet në një nga problemet më të mëdha sociale dhe ekonomike të qyteteve europiane. Rritja e qirave, çmimet e larta të pronave dhe......
Alarm për WhatsApp-in/ AKSK paralajmëron për kompromentim llogarish dhe apelon për kujdes të shtuar
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar pas raportimeve në rajon për raste të komprometimit të......

