Shqipëria Postuar më 28 September 2026, 11:06

Alarm për WhatsApp-in/ AKSK paralajmëron për kompromentim llogarish dhe apelon për kujdes të shtuar

Nga Edel Strazimiri

825292109_1815475576652485_5900330221164174284_n.jpg

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar pas raportimeve në rajon për raste të komprometimit të llogarive WhatsApp.

Sipas autoritetit, në disa raste përdoruesit kanë humbur aksesin në llogaritë e tyre, ndërsa mënyra se si janë komprometuar ato po analizohet nga autoritetet përkatëse.

AKSK rekomandon aktivizimin e verifikimit me dy hapa në WhatsApp dhe thekson se kodet e verifikimit, fjalëkalimet dhe të dhënat e llogarisë nuk duhet t’i ndahen askujt.

Qytetarët këshillohen gjithashtu të kontrollojnë rregullisht seksionin “Linked Devices” dhe të shkëputin çdo pajisje të panjohur. Po ashtu, duhet shmangur klikimi mbi lidhje të dyshimta që mbërrijnë përmes SMS, WhatsApp-it apo email-it.

Një tjetër paralajmërim lidhet me kodet e regjistrimit. Nëse përdoruesi merr një kod ose njoftim për regjistrimin e WhatsApp-it në një pajisje tjetër pa e kërkuar vetë, ai nuk duhet ta ndajë kodin dhe as të autorizojë kërkesën.

AKSK rekomandon që edhe email-i i lidhur me llogarinë të mbrohet me një fjalëkalim unik dhe autentikim me shumë faktorë.

Në rast humbjeje të aksesit, autoriteti këshillon përdorimin vetëm të procedurave dhe kanaleve zyrtare të WhatsApp për rikuperimin e llogarisë.

“Një kod verifikimi është personal”, thekson AKSK, duke shtuar se edhe kur kërkesa duket sikur vjen nga një person i njohur, përdoruesit duhet ta verifikojnë përpara se të veprojnë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat