Nafta në kulmin e konsumit? - Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës

Importi i karburanteve ka arritur shifrën më të lartë gjatë këtij viti në muajin Gusht, çka lidhet drejtpërdrejt edhe me sezonin turistik, ardhjen e emigrantëve si dhe rritjen e lëvizshmërisë.
Të dhënat zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, tregojnë se nëse 5 muajt e parë të vitit janë regjistruar vlera importi në një mesatare prej rreth 50 mijë ton në muaj, nga Qershori dhe në vijim zhdoganimet e karburanteve kanë ardhur në rritje, duke arritur kulmin në Gusht.
Konkretisht gjatë muajit që lamë pas u zhdoganuan 78.4 mijë ton karburante nga 73.7 mijë ton që u importuan në Gusht 2025, duke rezultuar me një rritje prej 4730 mijë ton.
Megjithatë, pavarësisht rritjes së zhdoganimeve dhe konsumit gjatë sezonit veror, shifra totale si 8 mujor mbetet më e ulët se ajo e një vitit më parë, për shkak të rënies së importeve në muajt e parë të vitit si rrjedhojë e rritjes së çmimeve.
Nëse do të bëjmë një krahasim si 8-mujor, vihet re se për Janar-Gusht 2026 janë importuar 486,4 mijë ton karburante dhe rreth 3469 ton më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, muaji Mars dhe në vijim solli një rritje të ndjeshme të çmimit të naftës dhe benzinës në vend, duke arritur në nivele rreth 224 lekë/litër, duke nxitur vënien në funksion të Bordit të Transparencës me qëllim përcaktimin e çmimeve tavan të shitjes me shumicë dhe pakicë. Çmimet u stabilizuan në muajin Qershor dhe Korrik, për t’iu rikthyer sërish rritjes në muajin Gusht, duke vijuar edhe përgjatë muajit Shtator, çka solli sërish aktivizimin e Bordit të Transparencës.
Sa i takon mallrave të tjerë të akcizës, vihet re se për muajin Gusht importi i cigareve është në të njëjtën nivel si një vit më parë, ndërsa kafeja dhe birra regjistrohet me rritje. .
Konkretisht janë importuar 345 ton cigare, 643 ton kafe, me rritje prej 62 ton në raport me Gusht 2025.
Importi i birrës gjithashtu është rritur, ku u zhdoganuan 8.3 mijë tonë, nga 7.2 mijë ton në Gusht të 2025.
Ndërsa si 8-mujor, importi i cigareve, kafesë dhe birrës rezultojnë në rritje të lehtë në raport me një vit më parë.
Pas dosjes Hyseni, Rama hap debatin për ndryshime në sistem/ Në fokus, mbrojtja e institucioneve dhe rrjedhja e sekretit hetimor
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Rinasi se rasti i ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, nuk do të mbetet vetëm një çështje penale individuale, por do......
Rama deklaratë nga Rinasi: Çështja Hyseni është e drejtësisë, siguria e SHISH është përgjegjësi e shtetit
Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si është administruar institucionalisht çështja që çoi nën hetim ish-drejtuesen e Shërbimit......
Rama në Staten Island: Shqipëria nuk është më vendi që kërkon ndihmë, por vend që mirëpret investime
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, ku foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe diasporës, investimet,......
Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e OKB-së kundër Krimit Kibernetik
Në margjinat e Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nënshkroi në emër të......
Trump “rrëzon” armëpushimin/ Presidenti, kundër propozimit të Iranit. Bombardimet rifillojnë pas zgjedhjeve
Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë një propozim iranian për një armëpushim shtatëditor dhe u ka thënë ndihmësve të tij se pret që bombardimet......
Parisi kundër Berlinit? Gjermania kërkon rregulla më të hapura për produktet europiane
Një debat i ri po shfaqet brenda Bashkimit Europian për mënyrën se si duhet mbrojtur industria europiane. Gjermania kërkon që rregullat e reja “Made with......
116 ankesa për tenderët/ Në gusht Tirana shënon numrin më të lartë të ankimimeve në KPP
Pranë Komisionit të Prokurimit Publik gjatë muajit gusht, janë regjistruar gjithsej 116 ankesa, nga të cilat 115 i përkasin procedurave të zakonshme të......
Sa janë rritur kontributet? 8-mujori/ Mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit
Kontributet në skemën e pensioneve po rriten ndjeshëm nga muaji në muaj. Në 8-mujorin e parë të vitit, mbi 134,1 miliardë lekë apo 1.46 miliardë euro janë......

