Ndërtimi “ushqen” industrinë/ Rritet prodhimi i çimentos dhe betonit në vitin 2025

Industria e materialeve të ndërtimit e mbylli vitin 2025 me rritje të prodhimit dhe të shitjeve referuar të dhënave. Çimentoja, betoni i gatshëm dhe llaçi, tre prej produkteve më të përdorura në ndërtim, shënuan një ecuri pozitive krahasuar me një vit më parë.
Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se vetëm prodhimi i çimentos dhe i betonit të gatshëm arriti në afro 3.8 milionë tonë gjatë vitit, ndërsa vlera e shitjeve të tyre kaloi 33 miliardë lekë. Veçanërisht i fortë ishte rezultati për llaçin e prodhuar në fabrikë, ku vlera e shitjeve u rrit me 19.5%, norma më e lartë mes produkteve kryesore të evidentuara nga INSTAT. Shifrat tregojnë se industria që furnizon ndërtimin vijoi të zgjerohej edhe gjatë vitit 2025
Rritja shihet edhe te vlera e shitjeve. Çimentoja Portland gjeneroi rreth 19.4 miliardë lekë shitje gjatë vitit 2025, ndërsa betoni i gatshëm rreth 13.7 miliardë lekë. Një vit më parë, këto vlera ishin përkatësisht 19.2 dhe 13 miliardë lekë.
Një tjetër zhvillim i fortë vjen nga llaçi i prodhuar në fabrikë. Sipas INSTAT, ky produkt regjistroi një rritje prej 19.5% të vlerës së shitjeve, norma më e lartë ndër produktet kryesore të përfshira në publikim.
Pesha e materialeve të lidhura me ndërtimin është e dukshme edhe në strukturën e industrisë. Prodhimi i produkteve minerare jo metalike zinte 14.4% të vlerës totale të shitjeve industriale, duke u renditur pas industrisë ushqimore, e cila mbante peshën më të madhe me 16.4%.
Ndërtimi mbetet një nga motorët që mban në lëvizje një pjesë të rëndësishme të industrisë përpunuese. Rritja e prodhimit të çimentos dhe betonit, së bashku me zgjerimin e shitjeve të llaçit, tregon se kërkesa për materiale ndërtimi ka vijuar të jetë e fortë gjatë vitit 2025. Megjithatë duhet theksuar se të dhënat nuk matin drejtpërdrejt aktivitetin e ndërtimit, por tregojnë se prodhimi i materialeve kryesore të përdorura në këtë sektor ka vijuar të zgjerohet.

Transparenca i jep zë qytetarit - 28 Shtatori rikthen në vëmendje të drejtën për informacion publik
28 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për Informim, sjell në vëmendje rëndësinë e transparencës së institucioneve dhe aksesit të qytetarëve në......
Serbia merr 600 mln Usd - Banka Botërore financon infrastrukturën e gazit për siguri dhe diversifikim energjetik
Banka Botërore ka miratuar një financim prej 600 milionë dollarësh, rreth 526 milionë euro, për zhvillimin e sektorit të gazit në Serbi. Programi synon të......
Stacioni i trenit në Rinas - Shpallet fituesi për projektimin dhe ndërtimin. I hapet rruga lidhjes së kontratës
Hekurudha Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese për projektimin e detajuar dhe ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të Aeroportit të Rinasit. Vendimi......
Leku i fortë uli koston e kredisë - BSH: Zhvlerësimi i euros lehtësoi këstet për qytetarët që të ardhurat i kanë në lekë
Forcimi i lekut ndaj euros gjatë muajve të fundit ka sjellë një efekt të drejtpërdrejtë edhe për qytetarët që kanë marrë kredi në monedhën evropiane. Për një......
“Beteja” për një banesë! - Nga Vjena, te Dublini. Qytetet po provojnë modele të reja për qiratë
Kriza e banesave po kthehet në një nga problemet më të mëdha sociale dhe ekonomike të qyteteve europiane. Rritja e qirave, çmimet e larta të pronave dhe......
Alarm për WhatsApp-in/ AKSK paralajmëron për kompromentim llogarish dhe apelon për kujdes të shtuar
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar pas raportimeve në rajon për raste të komprometimit të......
Më pak kg, më shumë vlerë/ Eksportet ushqimore rrisin të ardhurat për kilogramë në Gusht
Në gusht, eksportet ushqimore shqiptare sollën një zhvillim interesant sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel” referuar shifrave të INSTAT. Më pak......
“Dueli” Kosovë-Shqipëri/ Vendi ynë dërgon më pak kapital përtej kufirit, Kosova avancon
Kapitali mes Shqipërisë dhe Kosovës po lëviz gjithnjë e më shumë përtej kufirit, por jo me të njëjtin ritëm në të dyja drejtimet. Në gjysmën e parë të vitit......

