“Beteja” për një banesë! - Nga Vjena, te Dublini. Qytetet po provojnë modele të reja për qiratë

Kriza e banesave po kthehet në një nga problemet më të mëdha sociale dhe ekonomike të qyteteve europiane. Rritja e qirave, çmimet e larta të pronave dhe mungesa e apartamenteve të përballueshme po detyrojnë qeveritë dhe bashkitë të kërkojnë modele të reja për të frenuar presionin mbi familjet.
Berlini është një nga shembujt më të fortë të kësaj përplasjeje. Pesë vite pas referendumit ku qytetarët kërkuan që kompanitë e mëdha të pasurive të paluajtshme t’i kalonin banesat nën kontroll publik, çështja është rikthyer në qendër të debatit politik. Në kryeqytetin gjerman, qiratë për kontratat e reja janë rritur ndjeshëm, duke e bërë strehimin një prej çështjeve kryesore për qytetarët.
Por Berlini nuk është i vetmi qytet që po eksperimenton. Në Europë po shfaqen modele të ndryshme, nga pronësia publike e drejtpërdrejtë deri te bashkëpunimi me investitorë privatë dhe kooperativa.
Vjena është një nga modelet më të konsoliduara. Bashkia zotëron rreth 220 mijë banesa dhe administron edhe rreth 200 mijë njësi të tjera të subvencionuara. Rreth 60 për qind e banorëve të kryeqytetit austriak jetojnë në banesa publike ose të subvencionuara. Prania e madhe e sektorit publik në treg synon të krijojë një alternativë ndaj çmimeve të tregut të lirë dhe të mbajë nën kontroll presionin mbi qiratë.
Një tjetër qasje vjen nga Bazeli, ku fokusi nuk është domosdoshmërisht ndërtimi i banesave nga shteti, por kontrolli i tokës. Komunat mbajnë tokën në pronësi publike dhe e japin me qira afatgjatë për kooperativa ose investitorë me orientim social. Kjo ul një nga kostot kryesore të ndërtimit dhe i jep mundësi zhvilluesve të ofrojnë banesa me çmime më të përballueshme.
Parisi po përdor një mekanizëm tjetër: rikthimin e ndërtesave në përdorim rezidencial dhe rritjen e stokut publik. Bashkia ka përdorur të drejtën e parablerjes për të blerë prona në zona ku presioni i banimit është i lartë, ndërsa ndërtesa biznesi po përshtaten për banesa. Objektivi i qytetit është që deri në vitin 2035, 30 për qind e fondit të banesave të jetë social.
Në Pragë, fokusi është më specifik. Qyteti po krijon banesa me qira të favorshme për profesionet që konsiderohen të domosdoshme për funksionimin e shërbimeve publike, si mjekët, infermierët, policët, mësuesit dhe punonjësit e pastrimit. Rreth 660 banesa janë rezervuar për këtë kategori, me synimin që qiratë të qëndrojnë rreth 20 për qind nën nivelin e tregut.
Ndërsa Dublini po përpiqet të mbulojë një boshllëk që shpesh lihet jashtë politikave tradicionale të strehimit: familjet me të ardhura të mesme. Programi “Cost Rental Housing” ofron banesa pa qëllim fitimi për persona që fitojnë shumë për të përfituar strehim social, por jo aq sa të përballojnë lehtësisht tregun privat. Sipas të dhënave të cituara në material, qiratë në këto banesa janë mesatarisht rreth 30 për qind më të ulëta se në treg.
Në thelb, këto modele tregojnë se Europa nuk po kërkon një zgjidhje të vetme për krizën e banesave. Disa qytete po rrisin pronësinë publike, të tjera kontrollojnë tokën, blejnë ndërtesa private, subvencionojnë qiratë ose krijojnë skema të dedikuara për kategori të caktuara punonjësish.
Megjithatë, të gjitha përballen me të njëjtin problem: oferta e banesave nuk po rritet me të njëjtin ritëm me kërkesën në qytetet më tërheqëse. Kjo do të thotë se kontrolli i qirave apo subvencionet mund të lehtësojnë barrën për disa kategori, por pa shtuar numrin e banesave, presioni mbi tregun mbetet.
Në këtë pikë, debati europian po zhvendoset nga pyetja se kush duhet të jetë pronar i banesave, drejt një pyetjeje më të gjerë: si mund të krijohet një treg ku ndërtimi, toka publike, investimi privat dhe politikat sociale të funksionojnë së bashku për të rritur ofertën dhe për ta bërë strehimin më të përballueshëm.
Alarm për WhatsApp-in/ AKSK paralajmëron për kompromentim llogarish dhe apelon për kujdes të shtuar
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar pas raportimeve në rajon për raste të komprometimit të......
Më pak kg, më shumë vlerë/ Eksportet ushqimore rrisin të ardhurat për kilogramë në Gusht
Në gusht, eksportet ushqimore shqiptare sollën një zhvillim interesant sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel” referuar shifrave të INSTAT. Më pak......
“Dueli” Kosovë-Shqipëri/ Vendi ynë dërgon më pak kapital përtej kufirit, Kosova avancon
Kapitali mes Shqipërisë dhe Kosovës po lëviz gjithnjë e më shumë përtej kufirit, por jo me të njëjtin ritëm në të dyja drejtimet. Në gjysmën e parë të vitit......
Konsumatorët kanë frikë - Kursimet e gjermanëve, në nivelin më të lartë që nga viti 2008
Pavarësisht përmirësimit të treguesve ekonomikë, familjet gjermane nuk e ndajnë optimizmin. Besimi i konsumatorit ka rënë në -30.6 pikë, pritjet për të......
Rriten investimet e huaja - Në Kosovë u regjistruan 467.4 milionë euro në gjashtëmujorin e parë
Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Kosovë kanë shënuar rritje prej 8.3% në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, ndërsa pjesa më e madhe e kapitalit të huaj......
SHBA dhe Kina ulin tarifat - Lehtësohen taksat për 60 miliardë dollarë mallra nga të dyja palët
Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të ulin tarifat për rreth 60 miliardë dollarë mallra, në një tjetër hap drejt zbutjes së tensioneve tregtare mes......
Kriza e çmimeve të energjisë - BE u kërkon vendeve anëtare të marrin në konsideratë frenimin e kërkesës
Bashkimi Evropian po përballet me një krizë të çmimeve të energjisë, ndërsa pasojat e luftës me Iranin po trazojnë tregjet e naftës dhe gazit, tha shefi i......
Të rinjtë, në krizë ekonomike - Papunësia e tyre në Evropë është 2.4 herë më e lartë
BQE konstaton se personat nën 25 vjeç nuk përfituan nga përmirësimi në tregun e punës. Papunësia e tyre u rrit në 15.1%, ndërsa është në rënie për të gjithë......

