“Dueli” Kosovë-Shqipëri/ Vendi ynë dërgon më pak kapital përtej kufirit, Kosova avancon

Kapitali mes Shqipërisë dhe Kosovës po lëviz gjithnjë e më shumë përtej kufirit, por jo me të njëjtin ritëm në të dyja drejtimet. Në gjysmën e parë të vitit 2026, investimet nga Kosova drejt Shqipërisë rezultojnë dukshëm më të larta se ato nga Shqipëria drejt Kosovës, duke nxjerrë në pah një diferencë të qartë në flukset e kapitalit mes dy vendeve.
Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, fluksi i investimeve direkte nga Kosova arriti në 66.8 milionë euro gjatë periudhës janar-qershor 2026. Prej tyre, 32.2 milionë euro u regjistruan në tremujorin e parë dhe 34.6 milionë euro në të dytin.
Kjo shumë përfaqëson rreth 5.8% të totalit prej 1.14 miliardë eurosh të investimeve direkte të regjistruara në Shqipëri gjatë gjashtëmujorit.
Në drejtimin tjetër, investimet direkte nga Shqipëria në Kosovë arritën në 39.3 milionë euro. Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë 15.1 milionë euro në tremujorin e parë dhe 24.2 milionë euro në të dytin, ndërsa fluksi total i investimeve të huaja në Kosovë arriti në 467.4 milionë euro.
Kjo do të thotë se Shqipëria përbënte rreth 8.4% të investimeve të huaja direkte në Kosovë, një peshë më e lartë se ajo që zënë investimet e Kosovës në totalin e Shqipërisë.
Në vlerë absolute, megjithatë, Kosova investoi rreth 27.5 milionë euro më shumë në Shqipëri sesa Shqipëria në Kosovë, ose afërsisht 70% më shumë.
Krahasimi me një vit më parë tregon edhe një zhvillim të kundërt. Investimet nga Kosova në Shqipëri u rritën me rreth 6.5%, nga 62.7 milionë euro në gjysmën e parë të vitit 2025. Ndërkohë, investimet nga Shqipëria në Kosovë ranë nga 55 milionë euro në 39.3 milionë euro, ose me rreth 28.5%. Në gjysmën e parë të vitit 2025, Shqipëria kishte regjistruar 26.4 milionë euro investime në Kosovë në tremujorin e parë dhe 28.6 milionë në të dytin.
Të dhënat tregojnë kështu një marrëdhënie investimesh dypalëshe të konsiderueshme, por me ritme të ndryshme: kapitali nga Kosova drejt Shqipërisë është rritur, ndërsa fluksi në drejtimin e kundërt është tkurrur gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit.
Konsumatorët kanë frikë - Kursimet e gjermanëve, në nivelin më të lartë që nga viti 2008
Pavarësisht përmirësimit të treguesve ekonomikë, familjet gjermane nuk e ndajnë optimizmin. Besimi i konsumatorit ka rënë në -30.6 pikë, pritjet për të......
Rriten investimet e huaja - Në Kosovë u regjistruan 467.4 milionë euro në gjashtëmujorin e parë
Investimet e Huaja Direkte (IHD) në Kosovë kanë shënuar rritje prej 8.3% në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, ndërsa pjesa më e madhe e kapitalit të huaj......
SHBA dhe Kina ulin tarifat - Lehtësohen taksat për 60 miliardë dollarë mallra nga të dyja palët
Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë rënë dakord të ulin tarifat për rreth 60 miliardë dollarë mallra, në një tjetër hap drejt zbutjes së tensioneve tregtare mes......
Kriza e çmimeve të energjisë - BE u kërkon vendeve anëtare të marrin në konsideratë frenimin e kërkesës
Bashkimi Evropian po përballet me një krizë të çmimeve të energjisë, ndërsa pasojat e luftës me Iranin po trazojnë tregjet e naftës dhe gazit, tha shefi i......
Të rinjtë, në krizë ekonomike - Papunësia e tyre në Evropë është 2.4 herë më e lartë
BQE konstaton se personat nën 25 vjeç nuk përfituan nga përmirësimi në tregun e punës. Papunësia e tyre u rrit në 15.1%, ndërsa është në rënie për të gjithë......
Nafta në kulmin e konsumit? - Zhdoganohen mbi 78 mijë ton në Gusht, rritet importi i kafesë dhe birrës
Importi i karburanteve ka arritur shifrën më të lartë gjatë këtij viti në muajin Gusht, çka lidhet drejtpërdrejt edhe me sezonin turistik, ardhjen e......
Pas dosjes Hyseni, Rama hap debatin për ndryshime në sistem/ Në fokus, mbrojtja e institucioneve dhe rrjedhja e sekretit hetimor
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Rinasi se rasti i ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, nuk do të mbetet vetëm një çështje penale individuale, por do......
Rama deklaratë nga Rinasi: Çështja Hyseni është e drejtësisë, siguria e SHISH është përgjegjësi e shtetit
Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si është administruar institucionalisht çështja që çoi nën hetim ish-drejtuesen e Shërbimit......

