Pas dosjes Hyseni, Rama hap debatin për ndryshime në sistem/ Në fokus, mbrojtja e institucioneve dhe rrjedhja e sekretit hetimor
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi nga Rinasi se rasti i ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, nuk do të mbetet vetëm një çështje penale individuale, por do të hapë edhe një debat institucional për mënyrën se si mbrohen strukturat e sigurisë kombëtare gjatë hetimeve.
Rama bëri të ditur se kjo çështje do të trajtohet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga Presidenti i Republikës, ku sipas tij duhet të diskutohen përgjegjësitë institucionale dhe garancitë që duhet të ekzistojnë për institucionet e sigurisë, kur drejtues apo punonjës të tyre bëhen subjekt i hetimeve penale.
“Gjatë marrjes së masës dhe administrimit gjyqësor të dosjes, një institucion me ndjeshmëri të veçantë për sigurinë dhe reputacionin e shtetit, u ekspozua. U ekspozua ndaj potencialit të një dëmi të madh, i cili mund dhe duhej të ishte .
U desh, që të dhëna të dosjes hetimore, të vërshonin nëpër kanale sociale e tezga mediatike, përpara se sa gjykata të urdhëronte, si kofini pas të vjelit, kufizimin e publikimit të tyre. Natyrisht pa asnjë sukses.
Kur puna e sjell që hetimi të ngjitet tek kreu i shërbimit inteligjent të vendit, atëherë ky nuk është më problemi i një pushteti të pavarur. Ky është një problem i krejt shtetit dhe prandaj edhe kjo qasje e lëshuar, si pa duar, i ka lënë pa fjalë edhe të gjithë partnerët tanë.
Hetimi dhe gjykimi i Vlora Hysenit janë detyrë ekskluzive e drejtësisë. Kjo nuk ha asnjë diskutim. Kurse mbrojtja e Shërbimit Informativ të Shtetit dhe jo vetëm, nga çdo dëm i panevojshëm kolateral, është detyrë e të gjithë shtetit. As kjo nuk duhet të hajë asnjë diskutim.
Ndarja e pushteteve nuk mund të shfaqet kurrësesi si ndarje nga përgjegjësia shtetërore. E këtu rivijmë në fakt tek një pikë që e kemi hasur edhe më parë, prandaj ka ardhur koha ta trajtojmë bashkarisht dhe seriozisht.
Besoj se Këshilli i Sigurisë, thirrur nesër nga Presidenti i Republikës, është vendi i duhur për të reflektuar mbi përgjegjësitë institucionale dhe diskutuar mbi garancitë që duhet t’i mbrojnë institucionet tona, e mbi të gjitha ato të sigurisë kombëtare, kur drejtuesit apo punonjësit e tyre rrëshqasin nga binarët e bëhen subjekt i një hetimi penal” deklaroi kryeministri.
Një tjetër hap që Rama sinjalizoi lidhet me trajtimin e rrjedhjevetë sekretit hetimor. Ai kritikoi faktin që të dhëna nga dosja u përhapën në media dhe rrjete sociale përpara kufizimit të publikimit të tyre nga gjykata, duke e cilësuar këtë si një problem që nuk mund të anashkalohet më. Kjo lë të kuptohet se pas diskutimit në Këshillin e Sigurisë ditën e nesërme mund të kërkohen masa, procedura apo garanci të reja për administrimin e dosjeve që prekin institucionet e sigurisë
“Prandaj ky problem gjithnjë e më shqetësues, i cili nis te paligjshmëria e ligjëruar brenda oborrit të drejtësisë, ku sekreti hetimor shpërdorohet për të linçuar, poshtëruar, nënshtruar e dënuar publikisht njeriun përpara se ta gjykojë gjykata, nuk mund të anashkalohet më tej.
Drejtësia nuk mund ta luftojë paligjshmërinë në oborrin e politikës, sipërmarrjes apo krimit, duke e normalizuar paligjshmërinë në oborrin e vet. Pavarësia e shumëpritur e drejtësisë nuk mund të shfaqet assesi si pavarësi nga Kushtetuta, si papërgjegjshmëri ndaj ligjit, si shkëputje nga të drejtat e njeriut dhe si shpërfillje ndaj etikës shoqërore.
Prokuroria ka të drejtën dhe detyrën të hetojë. Gjykata ka të drejtën dhe detyrën të gjykojë. Media ka të drejtën dhe detyrën të zbulojë, informojë, kërkojë llogari. Por askush nuk ka të drejtën ta shpallë tjetrin fajtor përpara gjykimit, e jo më pastaj ta dehumanizojë botërisht” deklaroi më tej kryemimnistri.
Në planin më të gjerë, Kryeministri paralajmëroi gjithashtu vijimin e reformave dhe masave kundër korrupsionit, duke këmbëngulur se hetimet ndaj zyrtarëve të lartë nuk tregojnë, sipas tij, rritje të korrupsionit, por funksionim të organeve të drejtësisë” deklaroi më tej kryeministri.
Mbetet për t’u parë nëse në vijim do të miratohen vetëm protokolle të reja institucionale apo nëse do të ketë edhe ndryshime ligjore që adresojnë dy problematikat e adresuara nga kryeministri në daljen për mediat nga Rinasi, pas kthimit nga vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama deklaratë nga Rinasi: Çështja Hyseni është e drejtësisë, siguria e SHISH është përgjegjësi e shtetit
Kryeministri Edi Rama ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si është administruar institucionalisht çështja që çoi nën hetim ish-drejtuesen e Shërbimit......
Rama në Staten Island: Shqipëria nuk është më vendi që kërkon ndihmë, por vend që mirëpret investime
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Staten Island, ku foli për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe diasporës, investimet,......
Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e OKB-së kundër Krimit Kibernetik
Në margjinat e Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, nënshkroi në emër të......
Trump “rrëzon” armëpushimin/ Presidenti, kundër propozimit të Iranit. Bombardimet rifillojnë pas zgjedhjeve
Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë një propozim iranian për një armëpushim shtatëditor dhe u ka thënë ndihmësve të tij se pret që bombardimet......
Parisi kundër Berlinit? Gjermania kërkon rregulla më të hapura për produktet europiane
Një debat i ri po shfaqet brenda Bashkimit Europian për mënyrën se si duhet mbrojtur industria europiane. Gjermania kërkon që rregullat e reja “Made with......
116 ankesa për tenderët/ Në gusht Tirana shënon numrin më të lartë të ankimimeve në KPP
Pranë Komisionit të Prokurimit Publik gjatë muajit gusht, janë regjistruar gjithsej 116 ankesa, nga të cilat 115 i përkasin procedurave të zakonshme të......
Sa janë rritur kontributet? 8-mujori/ Mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit
Kontributet në skemën e pensioneve po rriten ndjeshëm nga muaji në muaj. Në 8-mujorin e parë të vitit, mbi 134,1 miliardë lekë apo 1.46 miliardë euro janë......
Tarifë 2 euro për pakot/ BE-ja përcakton taksën për produktet e blera në internet nga vendet jo-anëtare
Komisioni Evropian ka vendosur tarifën e re të trajtimit për produktet e blera në internet dhe të importuara nga vendet jo-anëtare të BE-së në 2 euro për......

