Sa janë rritur kontributet? 8-mujori/ Mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit
Kontributet në skemën e pensioneve po rriten ndjeshëm nga muaji në muaj. Në 8-mujorin e parë të vitit, mbi 134,1 miliardë lekë apo 1.46 miliardë euro janë derdhur në arkën e shtetit nga të punësuarit në sektorin privat dhe publik, si kontribut për skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se për periudhën Janar-Gusht 2026, janë arkëtuar 15.9 miliardë lekë ose 13.4% më shumë se 8-mujori 2025, si dhe me realizim prej 100.4% të planit për 8-mujorin 2026.
Nga ana tjetër kjo shifër është rekord në dekadën e fundit, duke u rritur me 160.9% në raport me vitin 2016, ku të ardhurat nga kontributet ishin në masën 51.4 miliardë lekë.
Ndërsa vetëm në muajin Gusht 2026 janë 16.5 miliardë lekë të mbledhura apo 2 miliardë lekë më shumë. Kjo ecuri pozitive e të ardhurave nga kontributet lidhet me një kombinim faktorësh që kanë ndikuar në zgjerimin e bazës së kontribuuesve dhe në rritjen e shumave të deklaruara. Një nga faktorët kryesorë është rritja e pagave në sektorin publik dhe atë privat. Rritja e pagës mesatare në vend, e cila tashmë i është afruar nivelit të 1 mijë eurove në muaj, ka sjellë edhe një rritje të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të paguara për çdo të punësuar.
Në të njëjtën kohë, rezultatet janë ndikuar edhe nga masat për formalizimin e tregut të punës. Kontrollet ndaj nëndeklarimit të pagave dhe përpjekjet për të afruar pagat e deklaruara me të ardhurat reale kanë zgjeruar bazën mbi të cilën llogariten kontributet. Si rrjedhojë, një pjesë e rritjes së arkëtimeve lidhet edhe me përmirësimin e deklarimit të pagave dhe të punësimit.
Në rritjen e të ardhurave kanë ndikuar gjithashtu pagat referencë të vendosura këtë vit për disa sektorë të ekonomisë, ndër të cilët turizmi, ndërtimi dhe shërbimet mjekësore. Aplikimi i këtyre niveleve synon të kufizojë diferencat mes pagave të deklaruara dhe atyre që praktikohen në treg, duke rritur njëkohësisht edhe bazën e kontributeve të pagueshme.
Një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë drejtim është rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë në muaj, e hyrë në fuqi nga janari 2026. Me rritjen e bazës minimale të pagës, është rritur edhe detyrimi minimal për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Kontributet janë ndikuar edhe nga zgjerimi i aktivitetit ekonomik dhe rritja e numrit të subjekteve që ushtrojnë aktivitet të deklaruar.
Për individët, pagesa minimale mujore për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore aktualisht llogaritet në rreth 13,950 lekë.
Tarifë 2 euro për pakot/ BE-ja përcakton taksën për produktet e blera në internet nga vendet jo-anëtare
Komisioni Evropian ka vendosur tarifën e re të trajtimit për produktet e blera në internet dhe të importuara nga vendet jo-anëtare të BE-së në 2 euro për......
Italianët iu shmangen taksave/ Rreth 30% e tatimpaguesve mbajnë gati 79% të barrës fiskale
Pabarazitë në shpërndarjen e barrës fiskale në Itali vazhdojnë të jenë të theksuara. Sipas të dhënave të Observatorit të Sigurimeve Shoqërore, rreth 30% e......
Plan për krizat energjetike/ BE synon ndërprerje të kontrolluara të energjisë
Bashkimi Evropian po përgatitet për një mjedis energjetik në të cilin kërcënimi nuk është më vetëm mungesa e gazit natyror ose energjisë elektrike. Sabotimi,......
Më shumë eksporte/ Porti i Durrësit, 2.8 milionë ton mallra të përpunuara në tetë muaj
Porti i Durrësit ka shënuar rritje të aktivitetit tregtar gjatë tetë muajve të parë të vitit. Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Portual Durrës,......
Gjirokastra, qarku më i “plakur”/ Mosha mediane rritet, diferenca mes zonave mbetet e lartë
Popullsia e Shqipërisë po bëhet gradualisht më e moshuar, dhe të dhënat e INSTAT për vitin 2025 tregojnë se kjo prirje nuk është e njëjtë në të gjitha qarqet.......
QKB, rriten aplikimet/ Mbi 143 mijë kërkesa në tetë muaj, 15,6% më shumë se një vit më parë
Aktiviteti i aplikimeve pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit ka shënuar rritje gjatë tetë muajve të parë të vitit. Nga janari deri në gusht 2026, në tre......
Ulen borxhet ndaj OSHEE/ Stoku i detyrimeve zbret në 79.35 mld lekë. Ndikimi nga familjarët, privatët dhe institucionet
Borxhi që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shënuar rënie gjatë 6 muajve të parë të vitit, në raport me fundit e vitit......
Mbetjet, Vlora në krye/ Mbeturinat urbane për banor, turizmi rëndon qarqet bregdetare
Vlora rezulton qarku me sasinë më të lartë të mbetjeve urbane të menaxhuara për banor në Shqipëri. Gjatë vitit 2024, në këtë qark u administruan mesatarisht......

