Shqipëria Postuar më 26 September 2026, 12:03

Më shumë eksporte/ Porti i Durrësit, 2.8 milionë ton mallra të përpunuara në tetë muaj

Nga erni

-900-0-1740160429xporti-i-durresit-217.jpg

Porti i Durrësit ka shënuar rritje të aktivitetit tregtar gjatë tetë muajve të parë të vitit. Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Portual Durrës, nga janari deri në gusht 2026 në port janë përpunuar rreth 2.8 milionë ton mallra, duke shënuar një rritje prej 6.13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rritja e volumit të mallrave të përpunuara shoqërohet edhe me një performancë më të lartë të eksporteve. Sipas Autoritetit Portual, gjatë periudhës janar–gusht, eksportet kanë arritur në 852 mijë e 951 ton, me një rritje prej rreth 40% në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se eksportet kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen e aktivitetit të portit. Krahas tyre, në këtë periudhë është evidentuar edhe një performancë pozitive e sektorit të kontejinerëve, duke ndikuar në ecurinë e përgjithshme të transportit dhe përpunimit të mallrave.

Shifrat e publikuara nga Autoriteti Portual Durrës tregojnë një ecuri në rritje të përpunimit të mallrave dhe veçanërisht të eksporteve gjatë tetë muajve të parë të vitit.

Porti i Durrësit vijon të mbetet një nga nyjet kryesore të transportit dhe përpunimit të mallrave në vend, ndërsa të dhënat e këtij viti evidentojnë një rritje të aktivitetit krahasuar me vitin e kaluar.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat