QKB, rriten aplikimet/ Mbi 143 mijë kërkesa në tetë muaj, 15,6% më shumë se një vit më parë
Aktiviteti i aplikimeve pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit ka shënuar rritje gjatë tetë muajve të parë të vitit. Nga janari deri në gusht 2026, në tre regjistrat e QKB-së janë paraqitur gjithsej 143 mijë e 335 aplikime.
Në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishin regjistruar 124 mijë e 9 të tilla. Kjo do të thotë se gjatë këtij viti janë paraqitur 19 mijë e 326 aplikime më shumë, ose një rritje prej 15,6 për qind.
Peshën kryesore e mban Regjistri Tregtar. Sipas të dhënave të publikuara nga QKB, në këtë regjistër janë paraqitur 126 mijë e 867 aplikime, 17,5 për qind më shumë krahasuar me tetë muajt e parë të vitit 2025. Kërkesat në Regjistrin Tregtar përbëjnë pothuajse nëntë të dhjetat e të gjitha aplikimeve të raportuara për këtë periudhë.
Ndërkohë, në Regjistrin e Lejeve, Licencave dhe Autorizimeve janë paraqitur 8 mijë e 621 aplikime. Regjistri i Pronarëve Përfitues numëron 7 mijë e 847 aplikime të tjera. Për këta dy regjistra, njoftimi i QKB-së jep numrin e kërkesave, por jo sa kanë ndryshuar ato krahasuar me vitin e kaluar.
Ulen borxhet ndaj OSHEE/ Stoku i detyrimeve zbret në 79.35 mld lekë. Ndikimi nga familjarët, privatët dhe institucionet
Borxhi që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shënuar rënie gjatë 6 muajve të parë të vitit, në raport me fundit e vitit......
Mbetjet, Vlora në krye/ Mbeturinat urbane për banor, turizmi rëndon qarqet bregdetare
Vlora rezulton qarku me sasinë më të lartë të mbetjeve urbane të menaxhuara për banor në Shqipëri. Gjatë vitit 2024, në këtë qark u administruan mesatarisht......
Bizneset, me më shumë borxh/ BSH: Raporti ndaj kapitalit rritet, por njëkohësisht edhe fitimet
Bizneset shohin më shumë fitim, por edhe më shumë borxh. Shumica raportojnë se kanë operuar me fitim gjatë gjashtëmujorit të parë dhe presin që aktiviteti të......
450 mln euro detyrime të fshira/ Nga ligji i faljes tatimore përfitojnë mbi 220 mijë tatimpagues
Zbatimi i ligjit për faljen tatimore vijon të japë rezultate konkrete. Deri më 31 gusht 2026, janë fshirë, ose shuar detyrime tatimore në vlerën e rreth 450......
Edi Rama në OKB: Shqipëria vendi i parë që futi inteligjencën artificiale në arkitekturën e qeverisjes
Kryeministri Edi Rama mbajti pasditen e të premtes fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Neë York. E gjithë fjala e kreut të qeverisë ishte......
Raporti, obeziteti dhe mbipesha po u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit
Obeziteti dhe mbipesha po u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro çdo vit, me barrën ekuivalente me atë që disa vende shpenzojnë për strehim ose......
“Para nga dielli”, mund të kursesh 1000 euro, por vetëm 1 në 10 çati evropiane ka panele diellore
Britania mund të jetë e famshme për qiellin gri dhe ditët me shi, por dielli i saj mund t’i ndihmojë banorët të kursejnë më shumë se 1,000 euro në vit nga......
Përfundon vizita shtetërore në SHBA, Trump dhe Xi deklarojnë harmoni, pa konfrontim
Presidenti i Kinës Xi Jinping përfundoi vizitën e tij të shumëpritur shtetërore në Shtetet e Bashkuara të premten, ndërsa detajet e bisedimeve të tij me......

