116 ankesa për tenderët/ Në gusht Tirana shënon numrin më të lartë të ankimimeve në KPP

Pranë Komisionit të Prokurimit Publik gjatë muajit gusht, janë regjistruar gjithsej 116 ankesa, nga të cilat 115 i përkasin procedurave të zakonshme të prokurimit dhe 1 në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Sipas të dhënave zyrtare të KPP-së, peshën më të madhe të ankimimeve e mbajnë kontratat për blerje mallrash me 65 ankesa, ndjekur nga shërbimet me 42 dhe punët publike me 9 ankesa. Sa i përket fazës së procesit, pjesa më e madhe e pretendimeve, gjithsej 83 ankesa, janë paraqitur për fazën e vlerësimit të ofertave, ndërsa 32 prej tyre i përkasin dokumenteve të standarda të tenderit.
Për sa i përket gjeografisë, kryeqyteti mbetet në qendër të ankimimeve, me 76 ankesa të regjistruara në Tiranë, ndjekur nga Korça me 12 dhe Durrësi e Fieri me nga 7 ankesa. Nga ana tjetër, sipas varësisë së autoriteteve kontraktore, 52 procedura i përkasin pushtetit vendor, ndërsa 33 procedura i përkasin shoqërive aksionere.
Përgjatë këtij muaji, KPP ka marrë 150 vendime gjithsej, ku përmes 103 vendimeve të themelit janë shqyrtuar 126 ankesa. Kohëzgjatja mesatare për shqyrtimin e një ankese ka qenë 39 ditë. Nga vendimmarrja e Komisionit, për buxhetin e shtetit janë kursyer mbi 18.9 milionë lekë.
Një vëmendje e veçantë gjatë gushtit i është kushtuar zbatimit të kuadrit ligjor. KPP ka nxjerrë një vendim interpretues, ku i tërheq vëmendjen autoriteteve kontraktore që të mos skualifikojnë operatorët për devijime minimale teknike apo numerike që nuk prek përmbajtjen e ofertës, duke kërkuar respektimin e parimit të proporcionalitetit.
Paralelisht me aktivitetin vendimmarrës, Komisioni ka vijuar investimin në ngritjen e kapaciteteve të stafit, me trajnime në fusha si siguria kibernetike në epokën e Inteligjencës Artificiale dhe vendimmarrja efektive në administratën publike.
Sa janë rritur kontributet? 8-mujori/ Mbi 1.4 miliardë euro derdhen në buxhet nga të punësuarit
Kontributet në skemën e pensioneve po rriten ndjeshëm nga muaji në muaj. Në 8-mujorin e parë të vitit, mbi 134,1 miliardë lekë apo 1.46 miliardë euro janë......
Tarifë 2 euro për pakot/ BE-ja përcakton taksën për produktet e blera në internet nga vendet jo-anëtare
Komisioni Evropian ka vendosur tarifën e re të trajtimit për produktet e blera në internet dhe të importuara nga vendet jo-anëtare të BE-së në 2 euro për......
Italianët iu shmangen taksave/ Rreth 30% e tatimpaguesve mbajnë gati 79% të barrës fiskale
Pabarazitë në shpërndarjen e barrës fiskale në Itali vazhdojnë të jenë të theksuara. Sipas të dhënave të Observatorit të Sigurimeve Shoqërore, rreth 30% e......
Plan për krizat energjetike/ BE synon ndërprerje të kontrolluara të energjisë
Bashkimi Evropian po përgatitet për një mjedis energjetik në të cilin kërcënimi nuk është më vetëm mungesa e gazit natyror ose energjisë elektrike. Sabotimi,......
Më shumë eksporte/ Porti i Durrësit, 2.8 milionë ton mallra të përpunuara në tetë muaj
Porti i Durrësit ka shënuar rritje të aktivitetit tregtar gjatë tetë muajve të parë të vitit. Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Portual Durrës,......
Gjirokastra, qarku më i “plakur”/ Mosha mediane rritet, diferenca mes zonave mbetet e lartë
Popullsia e Shqipërisë po bëhet gradualisht më e moshuar, dhe të dhënat e INSTAT për vitin 2025 tregojnë se kjo prirje nuk është e njëjtë në të gjitha qarqet.......
QKB, rriten aplikimet/ Mbi 143 mijë kërkesa në tetë muaj, 15,6% më shumë se një vit më parë
Aktiviteti i aplikimeve pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit ka shënuar rritje gjatë tetë muajve të parë të vitit. Nga janari deri në gusht 2026, në tre......
Ulen borxhet ndaj OSHEE/ Stoku i detyrimeve zbret në 79.35 mld lekë. Ndikimi nga familjarët, privatët dhe institucionet
Borxhi që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shënuar rënie gjatë 6 muajve të parë të vitit, në raport me fundit e vitit......

