Gjirokastra, qarku më i “plakur”/ Mosha mediane rritet, diferenca mes zonave mbetet e lartë

Popullsia e Shqipërisë po bëhet gradualisht më e moshuar, dhe të dhënat e INSTAT për vitin 2025 tregojnë se kjo prirje nuk është e njëjtë në të gjitha qarqet. Mosha mediane e popullsisë arriti në 44.3 vjeç, nga 43.5 vjeç një vit më parë, duke u rritur me 0.8 vite në vetëm një vit. Gjirokastra është qarku me popullsinë më të moshuar, me një moshë mediane prej 54.3 vjeç në vitin 2025, nga 53.3 vjeç një vit më parë.
Pas Gjirokastrës renditet Vlora me 51.0 vjeç, ndërsa Fieri me 50.9 vjeç. Edhe Berati dhe Korça kanë një moshë mediane të lartë, përkatësisht 49.4 dhe 48.8 vjeç.Në anën tjetër ndodhen qarqet me popullsi më të re. Kukësi ka moshën mediane më të ulët, 38.5 vjeç, i ndjekur nga Tirana me 39.1 vjeç dhe Dibra me 41.9 vjeç. Durrësi regjistron një moshë mediane prej 42.4 vjeç.
Pra, diferenca mes qarkut me moshën më të lartë dhe atij me moshën më të ulët është 15.8 vite. Një hendek i tillë tregon se plakja e popullsisë nuk po shfaqet me të njëjtin intensitet në të gjithë vendin.Edhe sipas gjinisë, tabloja është e qartë, gratë kanë moshë mediane më të lartë se burrat në të gjitha qarqet. Në nivel kombëtar, mosha mediane e burrave ishte 43.1 vjeç, ndërsa e grave 45.4 vjeç.
Diferenca është veçanërisht e dukshme në Gjirokastër, ku mosha mediane e burrave është 53 vjeç, ndërsa e grave arrin në 55.3 vjeç. Në Vlorë, treguesi është 50 vjeç për burrat dhe 52 për gratë, ndërsa në Fier 49.6 dhe 51.9 vjeç. Në Tiranë, ku mosha mediane është ndër më të ulëtat në vend. Rritja më e madhe është regjistruar në Lezhë, ku treguesi kaloi nga 44.7 në 45.8 vjeç, ndërsa në Fier dhe Gjirokastër u rrit me nga një vit.
QKB, rriten aplikimet/ Mbi 143 mijë kërkesa në tetë muaj, 15,6% më shumë se një vit më parë
Aktiviteti i aplikimeve pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit ka shënuar rritje gjatë tetë muajve të parë të vitit. Nga janari deri në gusht 2026, në tre......
Ulen borxhet ndaj OSHEE/ Stoku i detyrimeve zbret në 79.35 mld lekë. Ndikimi nga familjarët, privatët dhe institucionet
Borxhi që klientët kanë ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka shënuar rënie gjatë 6 muajve të parë të vitit, në raport me fundit e vitit......
Mbetjet, Vlora në krye/ Mbeturinat urbane për banor, turizmi rëndon qarqet bregdetare
Vlora rezulton qarku me sasinë më të lartë të mbetjeve urbane të menaxhuara për banor në Shqipëri. Gjatë vitit 2024, në këtë qark u administruan mesatarisht......
Bizneset, me më shumë borxh/ BSH: Raporti ndaj kapitalit rritet, por njëkohësisht edhe fitimet
Bizneset shohin më shumë fitim, por edhe më shumë borxh. Shumica raportojnë se kanë operuar me fitim gjatë gjashtëmujorit të parë dhe presin që aktiviteti të......
450 mln euro detyrime të fshira/ Nga ligji i faljes tatimore përfitojnë mbi 220 mijë tatimpagues
Zbatimi i ligjit për faljen tatimore vijon të japë rezultate konkrete. Deri më 31 gusht 2026, janë fshirë, ose shuar detyrime tatimore në vlerën e rreth 450......
Edi Rama në OKB: Shqipëria vendi i parë që futi inteligjencën artificiale në arkitekturën e qeverisjes
Kryeministri Edi Rama mbajti pasditen e të premtes fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Neë York. E gjithë fjala e kreut të qeverisë ishte......
Raporti, obeziteti dhe mbipesha po u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro në vit
Obeziteti dhe mbipesha po u kushtojnë ekonomive evropiane miliarda euro çdo vit, me barrën ekuivalente me atë që disa vende shpenzojnë për strehim ose......
“Para nga dielli”, mund të kursesh 1000 euro, por vetëm 1 në 10 çati evropiane ka panele diellore
Britania mund të jetë e famshme për qiellin gri dhe ditët me shi, por dielli i saj mund t’i ndihmojë banorët të kursejnë më shumë se 1,000 euro në vit nga......

