“Mos na lini përsëri në baltë!” - Rama: Do të ishte dështimi më i madh i Evropës

“Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë” ishte në fokus të Konferencës Ndërparlamentare të zhvilluar në Tiranë. Takimi u përqendrua te procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian, perspektiva europiane e Shqipërisë dhe rëndësia e një qasjeje të përbashkët për avancimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama, u kërkoi përfaqësuesve evropianë që mos ta lënë në baltë rajonin e Ballkanit Perëndimor pasi ky do të ishte dështimi më i madh për BE.
“Njerëzit e kanë kuptuar që vendi e ka aftësinë për të kërcyer edhe më lart, të bëhet komplet ndryshe, që shumë gjëra po lëvizin dhe që ka zhvillim të dukshëm oër këdo. Në të njëjtën kohë kanë pyetje dhe me të drejtë, është e natyrshme të kombinohen edhe me ankthin që të jep koha e sotme, në njëfarë mënyrë duket sikur je në Europë, në aspektin e ankthit, pasigurive, njëfarë shkalle vetmie që bëhet gjithnjë e më shumë e pranishme në jetët tona dhe hapësirën e demokracisë kur ky hutim i madh mes lirisë së fjalës ka çuar në njëfarë trysnie që vjen nga shumë lajme të pasakta dhe teori konspirative që kanë shtuar barrën e rëndë sociale. Nga ana tjetër, krahasuar me të dhënat e BE, kemi një përparësi të madhe: ende e dashurojmë BE. Nuk ndodh fiks kështu me vendet tuaja ku më shumë merret si e mirëqenë BE, si të ishte martesë, kurse ne jemi plotësisht të angazhuar, debatojmë shumë gjëra, çdo ditë kemi kapacitetin për të gjetur arsye për të mos qenë dakord me njëri-tjetrin, ama për një gjë kemi rënë të gjithë dakord: për faktin që duam të jemi pjesë e Evropës dhe e dashurojmë Evropën. Unë shpresoj shumë që mos të na lini përsëri në baltë sepse shkon përtej, është të lësh në baltë edhe vetveten. Nëse Evropa do të lërë në baltë BE, do të jetë dështimi më madhor”, tha Rama.
Ambasadorja e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, u shpreh se Shqipëria duhet të vijojë me negociatat dhe BE e mbështet, por gjithçka varet nga arritjet konkrete.
“Ambicia për të mbyllur negociatat deri në 2027 është impenjative, kërkon angazhim të vazhdueshëm. BE mbetet mbështetës kryesor, por besueshmëria e kësaj ambicieje varet tek arritjet. Mesazhi është i qartë: vazhdoni me këtë që po bëni. Rrugëtimi europian e ka ndryshuar Shqipërinë në shumë aspekte. Detyra që mbetet është që shndërrimi të vazhdojë, përfitimet e reformave të ndihen nga qytetarët. Destinacioni është më shumë se anëtarësim, por një Europë më e bashkuar dhe rezistente ndaj kërcënimeve të së ardhmes, si dhe një Shqipëri që është e gatshme të kontribuojë në BE”, përfundoi ambasadorja.
Sipas saj, ky proces jo vetëm që përgatit Shqipërinë për anëtarësimin e ardhshëm në BE, por ndihmon qytetarët shqiptarë që të ndiejnë efektin shndërrues që ai sjell.
“Institucionet nuk konkurrojnë!” - Duhet t’i shërbejnë të njëjtit interes. Mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku në fokus kanë qenë zhvillimet e aktualitetit dhe ndikimi i......
Vidhen 332 milionë euro - Sulmi më i madh kibernetik i vitit trondit tregun global të kriptomonedhave
Një nga grabitjet më të mëdha të kriptomonedhave të regjistruara këtë vit ka tronditur tregun global. Rreth 387.5 milionë dollarë, ose 332.8 milionë euro,......
Çfarë i shet Shqipëria Britanisë? Veshjet kryesojnë eksportet shqiptare në 2026
Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar përfshijnë një gamë të gjerë produktesh, nga automjetet dhe makineritë, te veshjet, ushqimet......
Çfarë prodhuam më shumë? Ushqimet e përditshme në rritje, buka shënon më shumë prodhim
Anketa e Produkteve Industriale nga INSTAT ofron një panoramë vjetore mbi prodhimin dhe shitjen e produkteve industriale, duke nxjerrë në pah ndryshimet në......
Ndërtimi “ushqen” industrinë/ Rritet prodhimi i çimentos dhe betonit në vitin 2025
Industria e materialeve të ndërtimit e mbylli vitin 2025 me rritje të prodhimit dhe të shitjeve referuar të dhënave. Çimentoja, betoni i gatshëm dhe llaçi,......
Transparenca i jep zë qytetarit - 28 Shtatori rikthen në vëmendje të drejtën për informacion publik
28 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për Informim, sjell në vëmendje rëndësinë e transparencës së institucioneve dhe aksesit të qytetarëve në......
Serbia merr 600 mln Usd - Banka Botërore financon infrastrukturën e gazit për siguri dhe diversifikim energjetik
Banka Botërore ka miratuar një financim prej 600 milionë dollarësh, rreth 526 milionë euro, për zhvillimin e sektorit të gazit në Serbi. Programi synon të......
Stacioni i trenit në Rinas - Shpallet fituesi për projektimin dhe ndërtimin. I hapet rruga lidhjes së kontratës
Hekurudha Shqiptare ka shpallur kompaninë fituese për projektimin e detajuar dhe ndërtimin e godinës së stacionit hekurudhor të Aeroportit të Rinasit. Vendimi......

