Nafta ndez alarmin - Tensionet me Iranin rikthejnë frikën për krizë globale energjetike

Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 3% të hënën, pasi Presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë propozimin e Iranit për një armëpushim 7-ditor dhe rihapjen e ngushticës së Hormuzit.
Nafta Brent kaloi 107 dollarë për fuçi, ndërsa WTI u ngjit mbi 94 dollarë. Tregjet reaguan ndaj shqetësimeve se vazhdimi i konfliktit mund të përkeqësojë furnizimin global me energji dhe të rrisë më tej kostot.
Propozimi iranian ishte bërë gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe parashikonte ndalimin e luftimeve, me kushtet e Teheranit që përfshinin edhe lirimin e aseteve të ngrira, heqjen e sanksioneve ndaj naftës iraniane dhe përfundimin e bllokadës detare amerikane.
Trump e refuzoi ofertën, por deklaroi se negociatat mund të rifillojnë. Sipas raportimeve të Axios, bisedimet indirekte mes Uashingtonit dhe Teheranit mund të zhvillohen që të hënën.
Reagimi u reflektua edhe në tregjet financiare. Aksionet europiane u hapën kryesisht në rënie, ndërsa në Azi indeksi Kospi i Koresë së Jugut humbi 2.3%. Në SHBA, kontratat e së ardhmes sinjalizuan gjithashtu një nisje negative.
Rritja e naftës ka rikthyer në qendër të vëmendjes inflacionin, pasi karburantet më të shtrenjta rrisin kostot e transportit dhe prodhimit dhe mund të përkthehen në çmime më të larta për konsumatorët.
Ndërkohë, yield-i i obligacioneve amerikane 10-vjeçare kaloi përkohësisht 5.21%, pranë nivelit më të lartë që nga viti 2007, duke shtuar presionin mbi tregjet dhe ekonominë amerikane.
Zgjerohet sektori jobankar - BSH: Fondet e investimit dhe pensionet private japin kontributin kryesor në rritje
Jo vetëm bankat kanë zgjeruar aktivitetin financiar në vend gjatë gjysmës së parë të vitit, por edhe sektori jobankar ka pësuar rritje, me fondet e investimit......
“Mos na lini përsëri në baltë!” - Rama: Do të ishte dështimi më i madh i Evropës
“Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë” ishte në fokus të Konferencës Ndërparlamentare të zhvilluar në Tiranë. Takimi u......
“Institucionet nuk konkurrojnë!” - Duhet t’i shërbejnë të njëjtit interes. Mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku në fokus kanë qenë zhvillimet e aktualitetit dhe ndikimi i......
Vidhen 332 milionë euro - Sulmi më i madh kibernetik i vitit trondit tregun global të kriptomonedhave
Një nga grabitjet më të mëdha të kriptomonedhave të regjistruara këtë vit ka tronditur tregun global. Rreth 387.5 milionë dollarë, ose 332.8 milionë euro,......
Çfarë i shet Shqipëria Britanisë? Veshjet kryesojnë eksportet shqiptare në 2026
Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar përfshijnë një gamë të gjerë produktesh, nga automjetet dhe makineritë, te veshjet, ushqimet......
Çfarë prodhuam më shumë? Ushqimet e përditshme në rritje, buka shënon më shumë prodhim
Anketa e Produkteve Industriale nga INSTAT ofron një panoramë vjetore mbi prodhimin dhe shitjen e produkteve industriale, duke nxjerrë në pah ndryshimet në......
Ndërtimi “ushqen” industrinë/ Rritet prodhimi i çimentos dhe betonit në vitin 2025
Industria e materialeve të ndërtimit e mbylli vitin 2025 me rritje të prodhimit dhe të shitjeve referuar të dhënave. Çimentoja, betoni i gatshëm dhe llaçi,......
Transparenca i jep zë qytetarit - 28 Shtatori rikthen në vëmendje të drejtën për informacion publik
28 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e së Drejtës për Informim, sjell në vëmendje rëndësinë e transparencës së institucioneve dhe aksesit të qytetarëve në......

