Startup-et në kërkim të investitorëve, 17 kompani shqiptare prezantohen në Mynih

Nga inteligjenca artificiale te siguria kibernetike, 17 startup-e nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora po kërkojnë të hapin dyert e tregut europian.
Këtë herë skena është Mynihu, ku Shqipëria prezantohet si vend partner në Bits & Pretzels 2026, një prej eventeve të rëndësishme europiane kushtuar startup-eve, teknologjisë dhe inovacionit.
Përzgjedhja e kompanive është fokusuar kryesisht në tre sektorë: inteligjencën artificiale, cybersecurity dhe edukimin, fusha ku kërkesa dhe investimet ndërkombëtare janë rritur ndjeshëm.
“17 startup-et e përzgjedhura operojnë në fushat e cybersecurity, inteligjencës artificiale dhe edukimit. Jo pa qëllim janë përzgjedhur këta sektorë, pasi janë ndër më të kërkuarit aktualisht në tregjet ndërkombëtare. Qëllimi është që këto startup-e të ndajnë idetë e tyre, të zhvillojnë takime dhe të tërheqin sa më shumë financime në tregun tonë”, u shpreh ministrja për Ekonominë dhe Inovacioin, Delina Ibrahimaj.
Por pjesëmarrja në Mynih nuk synon vetëm promovimin. Objektivi është që startup-et shqiptare të krijojnë kontakte me kompani, investitorë dhe ekosisteme teknologjike europiane, duke e kthyer praninë në panair në mundësi konkrete biznesi dhe financimi.
Stenda shqiptare u vizitua edhe nga Ministri i Shtetit i Bavarisë për Çështjet Digjitale, Dr. Fabian Mehring, i cili zhvilloi takime me përfaqësuesit shqiptarë dhe startup-et pjesëmarrëse.
Në fokus të diskutimeve ishte mundësia e krijimit të lidhjeve direkte mes kompanive gjermane dhe startup-eve shqiptare, veçanërisht në inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike.
Për Shqipërinë, sfida tashmë është që startup-et të mos mbeten vetëm në tregun vendas, por të arrijnë të sigurojnë kapital, partnerë dhe klientë ndërkombëtarë.
Pjesëmarrja në Bits & Pretzels 2026 është organizuar nga Startup Albania dhe EU4Innovation (GIZ), me synimin për të zgjeruar praninë ndërkombëtare të ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe lidhjen e tij me rrjetet europiane të investimeve.
Energjia, ulen humbjet në rrjet - Në janar-qershor zbritën në 15.91%, dominojnë ato teknike me 76%
Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes zbritën në 15.91% gjatë 6 muajve të parë të vitit 2026, duke shënuar përmirësim me 1.1% në raport me......
Nafta ndez alarmin - Tensionet me Iranin rikthejnë frikën për krizë globale energjetike
Çmimet e naftës u rritën me më shumë se 3% të hënën, pasi Presidenti amerikan Donald Trump hodhi poshtë propozimin e Iranit për një armëpushim 7-ditor dhe......
Zgjerohet sektori jobankar - BSH: Fondet e investimit dhe pensionet private japin kontributin kryesor në rritje
Jo vetëm bankat kanë zgjeruar aktivitetin financiar në vend gjatë gjysmës së parë të vitit, por edhe sektori jobankar ka pësuar rritje, me fondet e investimit......
“Mos na lini përsëri në baltë!” - Rama: Do të ishte dështimi më i madh i Evropës
“Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë” ishte në fokus të Konferencës Ndërparlamentare të zhvilluar në Tiranë. Takimi u......
“Institucionet nuk konkurrojnë!” - Duhet t’i shërbejnë të njëjtit interes. Mblidhet Këshilli i Sigurimit Kombëtar
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ku në fokus kanë qenë zhvillimet e aktualitetit dhe ndikimi i......
Vidhen 332 milionë euro - Sulmi më i madh kibernetik i vitit trondit tregun global të kriptomonedhave
Një nga grabitjet më të mëdha të kriptomonedhave të regjistruara këtë vit ka tronditur tregun global. Rreth 387.5 milionë dollarë, ose 332.8 milionë euro,......
Çfarë i shet Shqipëria Britanisë? Veshjet kryesojnë eksportet shqiptare në 2026
Marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar përfshijnë një gamë të gjerë produktesh, nga automjetet dhe makineritë, te veshjet, ushqimet......
Çfarë prodhuam më shumë? Ushqimet e përditshme në rritje, buka shënon më shumë prodhim
Anketa e Produkteve Industriale nga INSTAT ofron një panoramë vjetore mbi prodhimin dhe shitjen e produkteve industriale, duke nxjerrë në pah ndryshimet në......

