Më pak biznese të reja - Kosovë, regjistrimet në gusht 36,2% më pak se në korrik

Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë ka shënuar rënie të ndjeshme gjatë muajit gusht. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se në këtë muaj u regjistruan 1,010 ndërmarrje, 36.2 për qind më pak se në korrik.
Sipas ASK-së, rënia është evidentuar edhe në krahasim me gushtin e vitit të kaluar, kur numri i ndërmarrjeve të regjistruara ishte 5.4 për qind më i lartë. Gjatë gushtit, ndërkohë, janë mbyllur 84 ndërmarrje.
Tregtia me shumicë dhe pakicë, së bashku me riparimin e mjeteve motorike dhe motoçikletave, prin në mesin e aktiviteteve ekonomike me më së shumti regjistrime. Në këtë kategori janë regjistruar 207 ndërmarrje, apo 20.5 për qind e totalit.
Në vendin e dytë renditet sektori i informacionit dhe komunikimit me 113 ndërmarrje, ndërsa aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike kanë regjistruar 109 ndërmarrje. Struktura e bizneseve të reja tregon se dominuan mikro-ndërmarrjet. Nga 1,010 bizneset e regjistruara, 1,003 prej tyre kanë nga zero deri në nëntë të punësuar. Vetëm shtatë ndërmarrje kanë nga 10 deri në 49 punëtorë, ndërsa gjatë gushtit nuk është regjistruar asnjë ndërmarrje e mesme apo e madhe.
Prishtina vazhdon të kryesojë sa i përket regjistrimit të bizneseve të reja. Në rajonin e Prishtinës u regjistruan 463 ndërmarrje, ose 45.8 për qind e totalit. Pas Prishtinës renditen Prizreni me 124 ndërmarrje, Mitrovica me 93, Ferizaj me 90, Peja me 88, Gjakova me 82 dhe Gjilani me 70 ndërmarrje të reja.
Më shumë hua për shtëpi/ Individët vijojnë të shtyjnë rritjen, por bizneset tërhiqen nga kredia
Pas disa muajsh me rritje të fortë, kredia e re dha sinjalin e parë të frenimit gjatë gushtit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bankat disbursuan......
“Sistemi financiar ka përparuar” - BB e FMN japin vlerësimin: Shqipëria, me infrastrukturë pagesash më të modernizuar
Sistemi financiar shqiptar ka përparuar ndjeshëm përgjatë viteve të fundit. Kështu janë shprehur përfaqësuesit e misionit të përbashkët të Fondit Monetar......
Takimi i Trumpit me CEO-t e teknologjisë, në kërkim të ekuilibrit për inteligjencën artificiale
Takimi i Presidentit Donald Trump me drejtuesit ekzekutivë të teknologjisë mbi inteligjencën artificiale të martën do të përqendrohet në gjetjen e një......
Letonia e përkushtuar tek fibrat optike: eksporton më shumë se 90% të prodhimit të saj
Letonia po përqendrohet në një product ë caktuar teknologjik: fibrat optike. Ajo eksporton më shumë se 90% të prodhimit të saj. Kjo teknologji e gjithanshme,......
Kriza energjetike: "50 milionë evropianë mund të përballen me dilemën e ngrohjes ose ushqimit"
Komisioneri i Energjisë i BE-së, Dan Jorgensen, po jep alarmin në lidhje me kostot e energjisë dhe ndikimin e tyre në familjet evropiane , duke paralajmëruar......
Bullgaria: Vendi me 6.4 milionë banorë lideri europian i ruajtjes së energjisë në bateri
Bullgaria po shfaqet si një lider evropian në ruajtjen e energjisë në bateri . Burokracia e reduktuar, financimi nga Bashkimi Evropian dhe interesi vendas në......
Kthimi i madh i tankeve në Evropë, Italia: 23 miliardë euro për një brez të ri autoblindash
Evropa po kthehet te tanket dhe Italia dëshiron të jetë në ballë. Roma po ndërmerr një nga programet më të mëdha të rinovimit të armatimeve në Evropë, duke......
Problem i mprehtë social, Evropa në kërkim të ideve për kapërcimin e krizës së strehimit
Në qytetin më të madh të Bashkimit Evropian, presioni në tregun e banesave është aq i madh, saqë banorët e tij duan të ndërmarrin një eksperiment historik.......

