Sa ulet çmimi i një banese? Negocimi mbetet pjesë e rëndësishme e tregut shqiptar

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri po tregon se çmimi i vendosur në njoftim nuk është domosdoshmërisht çmimi final që paguan blerësi. Në vitin 2026, shumica e pronave të banimit në vend vlerësohet të shiten rreth 3% deri në 7% më lirë se çmimi fillestar i kërkuar, duke e bërë negocimin një pjesë të rëndësishme të procesit të blerjes së një banese.
Sipas një studimi të Investropa, më pak se 10% e transaksioneve të pronave në Shqipëri mbyllen mbi çmimin e kërkuar, ndërsa rreth 90% e shitjeve realizohen në çmimin e kërkuar ose nën të.
Kjo do të thotë se diferenca mes çmimit të reklamuar dhe shumës së paguar në fund mund të jetë e rëndësishme për blerësit. Një pronë e nxjerrë në treg me një çmim të caktuar mund të përfundojë në një vlerë më të ulët pas negociatave, veçanërisht kur shitësi kërkon ta realizojë transaksionin brenda një afati të shkurtër ose kur prona nuk ka marrë interesin e pritshëm nga tregu.
Megjithatë, ky rregull nuk vlen njësoj për të gjitha segmentet e tregut. Pronat që kanë karakteristika të rralla ose ndodhen në zona me kërkesë të lartë mund të krijojnë një situatë krejt të ndryshme, ku konkurrenca mes blerësve e shtyn çmimin final edhe mbi atë të shpallur fillimisht.
Sipas studimit, shitjet mbi çmimin e kërkuar në vitin 2026 priren të jenë më të mundshme për apartamentet me pamje nga deti në destinacione si Saranda, Himara, Dhërmiu dhe zona e Lungomares në Vlorë. Në këto tregje, oferta për prona me pozicion, pamje dhe karakteristika të veçanta është më e kufizuar, ndërsa interesi nga blerësit mund të jetë më i lartë.
Një situatë e ngjashme mund të shfaqet edhe në segmentet më të kërkuara të Tiranës. Pronat e pozicionuara pranë Bllokut, Liqenit Artificial dhe zonave të reja pranë Bulevardit të Ri mund të kenë më shumë mundësi të shiten me një çmim pranë atij të kërkuar, ose në raste të veçanta edhe mbi të.
Në pjesën tjetër të tregut, megjithatë, shifrat sugjerojnë se hapësira për negociim mbetet e pranishme. Për blerësit, kjo nënkupton se çmimi i publikuar në një njoftim duhet parë si pikënisje e bisedimeve dhe jo domosdoshmërisht si vlera përfundimtare e pronës.
Jashtë arsimit dhe punës - Shaqiri: Të rinjtë preferojnë ta marrin zanatin në biznese
Të përfundojnë shkollën, të gjejnë një punë apo të mësojnë një profesion. Një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë nuk po ndjekin asnjë prej këtyre......
Më pak biznese të reja - Kosovë, regjistrimet në gusht 36,2% më pak se në korrik
Numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në Kosovë ka shënuar rënie të ndjeshme gjatë muajit gusht. Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës......
Më shumë hua për shtëpi/ Individët vijojnë të shtyjnë rritjen, por bizneset tërhiqen nga kredia
Pas disa muajsh me rritje të fortë, kredia e re dha sinjalin e parë të frenimit gjatë gushtit. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, bankat disbursuan......
“Sistemi financiar ka përparuar” - BB e FMN japin vlerësimin: Shqipëria, me infrastrukturë pagesash më të modernizuar
Sistemi financiar shqiptar ka përparuar ndjeshëm përgjatë viteve të fundit. Kështu janë shprehur përfaqësuesit e misionit të përbashkët të Fondit Monetar......
Takimi i Trumpit me CEO-t e teknologjisë, në kërkim të ekuilibrit për inteligjencën artificiale
Takimi i Presidentit Donald Trump me drejtuesit ekzekutivë të teknologjisë mbi inteligjencën artificiale të martën do të përqendrohet në gjetjen e një......
Letonia e përkushtuar tek fibrat optike: eksporton më shumë se 90% të prodhimit të saj
Letonia po përqendrohet në një product ë caktuar teknologjik: fibrat optike. Ajo eksporton më shumë se 90% të prodhimit të saj. Kjo teknologji e gjithanshme,......
Kriza energjetike: "50 milionë evropianë mund të përballen me dilemën e ngrohjes ose ushqimit"
Komisioneri i Energjisë i BE-së, Dan Jorgensen, po jep alarmin në lidhje me kostot e energjisë dhe ndikimin e tyre në familjet evropiane , duke paralajmëruar......
Bullgaria: Vendi me 6.4 milionë banorë lideri europian i ruajtjes së energjisë në bateri
Bullgaria po shfaqet si një lider evropian në ruajtjen e energjisë në bateri . Burokracia e reduktuar, financimi nga Bashkimi Evropian dhe interesi vendas në......

