Europa Postuar më 6 Shtator 2022, 14:34

Ekonomia në zonën euro - Në muajin gusht u regjistrua sërish një tkurrje e saj

Nga SCAN TV
Ekonomia në zonën euro - Në muajin gusht u regjistrua sërish

Aktiviteti i sipërmarrjeve në zonën euro është tkurrur sërish në muajin gusht për shkak të rënies së kërkesës, me konsumatorët që kanë kufizuar blerjet për shkak të përkeqësimit të krizës së kostos së jetesës dhe persepektivave jo të mira ekonomike.

Indeksi PMI i S&P Global, i konsideruar si një tregues i mirë i gjendjes së shëndetit të ekonomisë, ra në një minimum prej 48.9 në muajin gusht nga 49.9 në muajin korrik, më poshtë vlerësimit paraprak prej 49.2. Cdo vlerë më e ulët se 50 tregon një tkurrje.

Sipas ekonomistëve të S&P Global, muaji i dytë i përkeqësimit të kushteve ekonomike të zonës euro, shton mundësinë e një tkurrjeje të PBB-së në tremujorin e tretë. Në muajin gusht prodhimi ra në një ritëm më të qëndrueshëm, me sipërmarrje dhe familje që reduktuan shpenzimet për shkak të inlfacionit të lartë dhe pasigurisë mbi perspektivat ekonomike.

Indeksi i aktiviteteve të reja është ulur në 46.9 nga 47.6, që është minimumi i regjistruar që nga nëntori 2020. PBB që lidhet me sektorin e shërbimeve, sektori dominues në bllokun europian ka rënë në 49.8 nga 51.2, më poshtë se vlerësimi paraprak prej 50.2.

Gjithësesi lehtësimi i presioneve mbi çmimet lë vend për optimizëm. Lërksat për një rritje të paprecedentë të normave të interesit me 75 pikë bazë nga ana e Bankës Qendrore Europiane konsiderohen të ekuilibruara, dhe pse një numër i madh ekonomistësh pret një rritje më të vogël, sipas sondazheve të Reuters.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat