Shqipëria Postuar më 17 Mars 2023, 11:27

Dështim i plotë i Ligjit të Pronës, në 7 vite vetëm 794 kompensime - Nga viti 2015 ju shpërndanë pronarëve në total 7.8 miliardë lekë dhe 713 hektarë tokë

Nga SCAN TV
Dështim i plotë i Ligjit të Pronës, në 7 vite

Shtatë vite nga hyrja në fuqi e tij, Ligji për Trajtimin e Pronës i vitit 2015 mund të quhet zyrtarisht dështim i plotë. Ai u propozua si zgjidhja përfundimtare për kompensimin e pronarëve, Ndërsa për 10 vite duhet të përfundonte tërësisht këtë proces. Por 7 vite pas hyrjes së tij në fuqi, shifrat janë minimale.

Scan Televizion ka zbardhur të dhënat zyrtare  të procesit të kompensimit të pronarëve nga Agjencia e Trajtimit të Pronës që prej vitit 2015, deri në fund të vitit 2022.

Për këtë periudhë ATP ka ekzekutuar në total vetëm 794 kërkesa nga subjektet, me vlerë financiare rreth 7.842 mld lekë. Minimale janë edhe treguesit e kompensimit përmes fondit fizik. Në total janë shpërnadarë përmes kësaj forme kopensimi vetëm 713 hektarë nga fondi fizik i vënë në dispozicion të ATP me këtë qëllim. Ligji parashikonte që në dhjetë vite të shpërndaheshin ccdo vit rreth 5 miliardë lekë si kompensim financiar, por shifrat janë shumë të ulëta.

Më specifikisht, gjatë vitit 2016 u shpërnda një fond për Kompensim Financiar prej 1,8 miliardë lekësh. Gjatë vitit 2017 u shpërnda një fond për Kompensim Financiar prej 2 miliardë lekësh, që është edhe shifra më e lartë. Gjatë vitit 2018 u shpërnda një fond për Kompensim Financiar prej 1,5 miliardë lekësh, ndërsa gjatë vitit 2019 u shpërnda një fond për Kompensim Financiar prej 1,2 miliardë lekësh. Shifrat ranë ndjeshëm në rreth 855 milionë lekë në vitin 2020, ndërkohë që në dy vitet pasues, nuk u dha asnjë lek nga ATP për këtë qëllim.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat