Shqipëria Postuar më 17 Mars 2023, 11:25

Shqiptarët heqin dorë nga SMS-të, përdorin WhatsApp e Msn - 122 milion mesazhe në T4 2022, në rënie me 12.8% krahasuar me një vit më parë

Nga SCAN TV
Shqiptarët heqin dorë nga SMS-të, përdorin WhatsApp e Msn -

Shqiptarët po heqin gjithnjë e më shumë dorë nga mesazhet telefonike duke parapëlqyer të përdorin platformat e komunikimit të rrjeteve sociale, si WhatsApp e Msn. Të dhënat zyrtare të sapopublikuara nga AKEP, flasin për rënie të fortë të numrit të mesazheve gjatë vitit 2022.

Numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në T4 2022 ishte rreth 122 milion që përbën një rënie me 9.7% krahasuar me T3 2022 dhe një rënie me 12.8% me T4 2021. Nga ana tjetër, konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T4 2022 ishte: 150 minuta dalëse, 15 SMS dhe 6.32 GB Internet. Krahasuar me T3 2022, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rritje me 1.2%, konsumi mesatar i SMS-ve pati një rënie me 5% dhe konsumi mesatar i internetit pësoi rënie me 14.4%.

Numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T4 2022 ishte rreth 3,771,419 që përbën një rritje me 1.8% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 8.2% në krahasim me T4 2021.

Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T4 2022 arriti në rreth 2.7 milionë që përbën një rënie me rreth 5% me T3 2022 dhe rritje me rreth 5.3% me T4 2021.

Ndërsa numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në Internet nga rrjetet celulare në T4 2022 ishte rreth 2.1 milionë që përbën një rënie 8.8% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rritje me 4.1% në krahasim me Tremujorin e katërt 2021.

Lorenc Rabeta/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat