Tatimet “ndëshkojnë” mbi 800 biznese - Cilat janë shkeljet më të mëdha? Fiskalizimi kryeson listën

Administrata tatimore ka ndëshkuar 800 biznese për shkelje të ndryshme të legjislacionit tatimor përgjatë vitit 2022. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, lista e shkeljeve kryesohet nga mosinstalimi i sistemit të fiskalizimit, për të cilin janë penalizuar 317 tatimpagues apo 35 për qind të totalit të shkeljeve, ku biznesi i madh ka rezultuar si më problematiku në këtë drejtim.
136 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 43 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh” dhe 93 subjekte janë të përgjegjësisë tatimore “biznes i vogël”; 116 subjekte të paregjistruara në organin tatimor; 110 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor, ku sërish numri më i lartë i të ndëshkuarve është në radhët e biznesit të madh.
Ndërsa, 92 tatimpagues janë penalizuar për moslëshim të faturës tatimore dhe 29 tatimpagues janë penalizuar pas zhbllokimit si aktivitete të paregjistruar. Administrata tatimore ka konstatuar gjithashtu 122 shkelje të tjera të legjislacionit tatimor. Vlera totale e shkeljeve arrin në 50 milionë lekë apo 434 mijë euro.
E ndarë sipas rajoneve, vlera më e madhe e shkeljeve regjistrohet në rajonin qendror, me 21 milionë lekë, e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Rajoni Jugor dhe në fund është rajoni verior. Gjatë vitit që lamë pas është vënë në jetë edhe reforma antiinformalitet, e cila targetoi kryesisht nëndeklaimin e pagave në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Inflacioni i supermarketeve në Spanjë shënon shifrën rekord që nga viti 1994!
Nuk është një skenë e pazakontë në një familje spanjolle mos përballimi i kostove të ushqimeve nëpër suepermarketet e vendit pasi vitin e fundit, kostoja e......

BE redukton numrin e fermave të mbuluara - Objektivi, ulja e ndotjes nga gazrat serë nga bagëtitë
Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord të përpiqen të zvogëlojnë numrin e fermave të mbuluara, duke u mbështetur në rregullat e propozuara për të ulur ndotjen......

Rritet çmimi i naftës pas “fryrjes” së kërkesës - Zbehen shqetësimet për një krizë të përgjithshme bankare
Çmimet e naftës u konfirmuan në rritje, pasi një takimi midis Arabisë Saudite dhe Rusisë qetësuan tregjet mes pritshmërive të forta të rritjes së kërkesës nga......

Italia ul tatimin mbi të ardhurat - Zvogëlohen njëkohësisht gjobat për ata që i shmangin
Qeveria e Italisë miratoi një projekt-ligj për uljen e tatimit mbi të ardhurat dhe korporatat, duke reduktuar gjithashtu gjobat për ata që shmangin taksat, të......

Zgjedhjet në Mal të Zi nxjerrin në pah përplasjen mes blloqeve pro-europiane dhe pro-ruse!
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Malin e Zi do të jenë një moment i ri për të ardhmen politike të vendit. Vendi është i ndarë midis dy blloqeve, një që......

BQE rrit normën e interesit pavarësisht trazirave në sektorin bankar!
Banka Qendrore Europiane vazhdoi me një rritje të madhe të normave të interesit të enjten, ndërsa tregjet reaguan ndaj kolapsit të një banke amerikane dhe......

Franca shfrytëzon ‘boshllëkun’ kushtetues për të miratuar projektligjin e pensioneve pa votim në parlament!
Qeveria e Francës thirri të enjten një fuqi të veçantë kushtetuese për të miratuar një projekt-ligj të diskutueshëm të pensioneve pa votim në parlament, në një......

Bie kërkesa për punësim në SHBA - Më pak amerikanë rezultojnë të papunë
Numri i amerikanëve që paraqitën kërkesa të reja për përfitime për shkak të statusit të të papunit, ra më shumë se sa pritej javën e kaluar, duke treguar......