Europa Postuar më 17 Mars 2023, 10:45

Italia ul tatimin mbi të ardhurat - Zvogëlohen njëkohësisht gjobat për ata që i shmangin

Nga SCAN TV
Italia ul tatimin mbi të ardhurat - Zvogëlohen njëkohësisht

Qeveria e Italisë miratoi një projekt-ligj për uljen e tatimit mbi të ardhurat dhe korporatat, duke reduktuar gjithashtu gjobat për ata që shmangin taksat, të cilët pranojnë të paguajnë shumat e vonuara.

Skema ka për qëllim thjeshtimin dhe reduktimin e barrës tatimore, inkurajimin e investimeve dhe punësimin. Qeveria synon të eliminojë rrezikun e dënimeve penale për ata që pajtohen me autoritetet dhe arrijnë të shlyejnë pagesat e humbura, duke parashikuar se kjo qasje bashkëpunuese do të japë frytet e saj.

Evazioni i taksave konsiderohet një problem kronik në Itali, që i kushton arkës së shtetit rreth 90 miliardë euro çdo vit, sipas të dhënave zyrtare më të fundit.

Në planin e saj të rimëkëmbjes post-COVID të financuar nga BE-ja, Italia i premtoi Komisionit Europian se do të të zvogëlojë të ashtuquajturin "hendek tatimor" -- diferencën midis mbledhjes së mundshme të taksave dhe shumës së taksave të ngritura -- dhe në këtë mënyrë të rikuperojë 7-8 miliardë euro në 2024 në krahasim me 2019 - ën.

Duke kërkuar të riparojë sistemin fiskal, projektligji synon të reduktojë fashat aktuale të tatimit mbi të ardhurat nga katër në tre brenda dy viteve, me qëllimin përfundimtar për të arritur një normë të vetme tatimore në një fazë të mëvonshme.

Ekzekutivi italian do të konsiderojë vendosjen e tre fashave në 23%, 33% dhe 43% brenda një afati të shkurtër. Në deklaratën për mediat thuhej se një zgjidhje më ‘e shtrenjtë’ që po ende është në fazë studimi sdo të ulte fashën e dytë në 27%.

Taksa aktuale e tatimit mbi të ardhurat, e quajtur IRPEF, bazohet në normat që variojnë nga një minimum prej 23% mbi të ardhurat vjetore deri në 15 mijë euro, në një normë maksimale prej 43% për të ardhurat mbi 50 mijë euro.

Për të shmangur tendosjen e arkës së shtetit, Thesari planifikon të financojë pjesërisht faturën duke reduktuar dhe thjeshtuar 600 mënyrat aktuale në të cilat njerëzit dhe firmat mund të zbresin lloje të ndryshme shpenzimesh nga fatura e tyre tatimore.

Këto të ashtuquajtura "shpenzime tatimore" e privojnë shtetin italian nga 165 miliardë euro të ardhura çdo vit.

Përveç kësaj, qeveria dëshiron të ndajë në dy pjesë normën aktuale të tatimit mbi të ardhurat e korporatave prej 24%, duke futur një fashë të dytë më të ulët në 15% për të shpërblyer sipërmarrësit që krijojnë vende pune dhe investojnë në inovacion për të rritur produktivitetin.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat