“Rritja e normës, besim i fortë në bankat europiane” - Villeroy: Vendimi i BQE, në linjë me strategjinë anti-inflacion

Vendimi i Bankës Qendrore Europiane për të rritur normat e interesit me gjysmë pike përqindje të enjten pasqyron prioritetin për të luftuar inflacionin dhe gjithashtu sinjalizon besim të fortë në soliditetin e bankave europiane. Deklarata është bërë nga anëtari I bordit të BQE dhe njëkohësisht Guvernator I Bankës Qendrore francize, Francois Villeroy de Galhau.
Sipas tij, bankat franceze dhe europiane janë shumë solide.
Një trazirë në tregjet globale e shkaktuar nga kolapsi i javës së kaluar të Silicon Valley Bank dhe i përkeqësuar nga dyshimet rreth të ardhmes së Credit Suisse të Zvicrës kishte bërë që shumë investitorë dhe politikëbërës të ngrinin pikëpyetjen nëse BQE do të ndalonte ciklin e saj të rritjes së normës.
Në përputhje me udhëzimet e saj të përsëritura shpesh, banka qendrore për 20 vendet që përdorin monedhën euro, rriti normën e saj të depozitave në 3%, niveli më i lartë që nga fundi i vitit 2008, pasi inflacioni ka kaluar objektivin e saj prej 2%.
Sipas Villeroy, vendimi I fundit është një sinjal besimi, që është i fortë dhe i dyfishtë. Ai pasqyron besimin në strategjinë anti-inflacion, si dhe në qëndrueshmërinë e bankave europiane dhe francize.
Ndërsa BQE kishte "mjetet për të siguruar likuiditetin e bankave", Villeroy tha se nuk kishte gjasa që t'i përdorte ato pasi "bankat europiane nuk janë në të njëjtën situatë si bankat e SHBA".
Dorian Koça /SCAN
Sondazh

“Amerikanët janë të sigurtë për depozitat” - Deklarata e sekretares së Thesarit: Sistemi bankar i SHBA mbetet i shëndoshë
Sistemi bankar i SHBA mbetet i shëndoshë dhe amerikanët mund të ndihen të sigurt se depozitat e tyre do të jenë aty kur të jetë e nevojshme falë veprimeve të......

Olaf Scholz nuk pret krizë të re financiare për Europën!
Turbulencat në tregun financiar nuk kanë të mbaruar. Pas paketës miliarda euro për të mbështetur bankën e rënë në krizë, Credit Suisse në Europë pasoi një......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot me 107.2 lekë dhe është shitur me 108.4 lekë në raport me një ditë më parë. Sipas......

Nafta tregtohet pranë 74 USD - Realizon humbje javore prej mbi 10%, investitorët presin takimin e OPEC+
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara në sesionet e fundit. Një takim mes Arabisë Saudite dhe Rusisë duket se ka......

BQE dhe “izolimi krizës” forcojnë euron - Bankat dhe autoritetet në SHBA, 30 miliard USD për First Republic Bank
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e fundit të javës, pasi oreksi i investitorëve për asete me risk është përmirësuar, si pasojë e ndërhyrjes së......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - BQE rrit normën bazë të interesit me 50 pikë, në 3%
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi Credit Suisse dhe First Republic Bank morën ndihmën financiare për të parandaluar......

Agjencia e Pronave, zero aplikime edhe për 2023 - Ndryshimet ligjore hynë në fuqi në dhjetor, por nuk janë modifikuar ende aktet nënligjore
Edhe për vitin 2023, Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk ka proceduar asnjë aplikim nga subjektet që kërkojnë kthim apo kompensim, megjithëse që nga dhjetori i......

Tre shkaktarët që rritën çmimin e vezëve në 2023 - Ekspertja Sena: Kostot mesatare të një pule, 5 euro. Qeveria të ndihmojë këtë sektor
Çmimi i vezëve në vendin tonë është rritur për shkak të tre faktorëve që kanë ndikuar drejtëpërsëdrejti në këtë sektor. Pedadogia e Zooteknikës pranë......