Olaf Scholz nuk pret krizë të re financiare për Europën!

Turbulencat në tregun financiar nuk kanë të mbaruar. Pas paketës miliarda euro për të mbështetur bankën e rënë në krizë, Credit Suisse në Europë pasoi një aksion i koordinuar për të ndihmuar një bankë tjetër në SHBA që ra në krizë. Banka Rajonale First Republik për shkak të problemeve me likuiditetin dhe humbjeve në bursë do të mbështetet me miliarda. Kjo masë është "shumë e mirëpritur" dhe demonstron forcën rezistuese të sistemit bankar, thuhet në një njoftim për shtyp të Ministrisë së Financave në Uashington.
Pas kolapsit të bankës Silicon Valley dhe krizës në tregjet financiare, kancelari gjerman, Olaf Scholz nuk shikon rrezikun e një krize të re financiare. "Nuk e shoh rrezikun. Sistemi financiar nuk është më aq i brishtë si para krizës financiare", tha kancelari gjerman për "Handelsblatt". Ai nuk pret që këto turbulenca të kenë pasoja për kursimet e gjermanëve. "Ne jetojmë tërësisht në një kohë tjetër", tha Scholz duke iu referuar krizës financiare të vitit 2008.
11 banka të mëdha në SHBA, mes tyre kryesuesit e këtij sektori, JP Morgan Chase, Bank of America, Citigroup, Wells Fargo, Goldman Sachs dhe Morgan Stanley dhe banka në krizë First Republic duhet të mbështeten me rezerva të pasiguruara në vlerë 30 miliardë dollarësh. Ministrja e Financave në SHBA Janet Yellen u përpoq të qetësonte kongresin, kur tha se sistemi bankar është stabël dhe i sigurtë. "Qeveria ka vendosur për masa të vendosura dhe energjike", tha Yellen. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot me 107.2 lekë dhe është shitur me 108.4 lekë në raport me një ditë më parë. Sipas......

Nafta tregtohet pranë 74 USD - Realizon humbje javore prej mbi 10%, investitorët presin takimin e OPEC+
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara në sesionet e fundit. Një takim mes Arabisë Saudite dhe Rusisë duket se ka......

BQE dhe “izolimi krizës” forcojnë euron - Bankat dhe autoritetet në SHBA, 30 miliard USD për First Republic Bank
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e fundit të javës, pasi oreksi i investitorëve për asete me risk është përmirësuar, si pasojë e ndërhyrjes së......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - BQE rrit normën bazë të interesit me 50 pikë, në 3%
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi Credit Suisse dhe First Republic Bank morën ndihmën financiare për të parandaluar......

Agjencia e Pronave, zero aplikime edhe për 2023 - Ndryshimet ligjore hynë në fuqi në dhjetor, por nuk janë modifikuar ende aktet nënligjore
Edhe për vitin 2023, Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk ka proceduar asnjë aplikim nga subjektet që kërkojnë kthim apo kompensim, megjithëse që nga dhjetori i......

Tre shkaktarët që rritën çmimin e vezëve në 2023 - Ekspertja Sena: Kostot mesatare të një pule, 5 euro. Qeveria të ndihmojë këtë sektor
Çmimi i vezëve në vendin tonë është rritur për shkak të tre faktorëve që kanë ndikuar drejtëpërsëdrejti në këtë sektor. Pedadogia e Zooteknikës pranë......

Çfarë i penalizon gratë në biznes? - Pjesëmarrje e ulët, rritet mbështetja me financime dhe njohuri
Pjesëmarrja e gjinisë femërore në biznes vijon të jetë në nivele të ulëta, ku vetëm 27 për qind e grave në të gjithë rajonin dhe 31 për qind në Shqipëri,......

Qeveria kurseu vetëm 8.4% nga tenderët - Fitohen me vlera, afër fondit limit. 3.3% e kontratave jepen në tavolinë
Tenderët publikë për punë, mallra apo shërbime fitohen nga kompanitë me vlera afër fondit limit, ndërkohë që ky fakt konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare të......