BQE dhe “izolimi krizës” forcojnë euron - Bankat dhe autoritetet në SHBA, 30 miliard USD për First Republic Bank

Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e fundit të javës, pasi oreksi i investitorëve për asete me risk është përmirësuar, si pasojë e ndërhyrjes së autoriteteve dhe bankave për të izoluar problemet që shfaqen disa banka në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. Bankat më të mëdha në SHBA injektuan rreth 30 miliardë dollarë në depozita pranë First Republic Bank, për ta shpëtuar këtë huadhënës, i cili u përfshi në krizën e panikut të shkaktuar nga kolapsi i dy bankave të mesme javën e kaluar.
Paketa e shpëtimit prej 30 miliardë dollarë, e krijuar nga Thesari amerikan, Rezerva Federale dhe bankat, pasoi njoftimin e Credit Suisse më herët të enjten se do të merrte hua deri në 54 miliardë dollarë nga Banka Kombëtare e Zvicrës. Njëkohësisht, edhe Banka Qendrore Europiane siguroi investitorët se bankat në Eurozonë janë elastike ndaj ndonjë krize të mundshme.
Gjithashtu, BQE njoftoi rritjen e normës bazë të interesit me 50 pikë bazë, në totalin e 3%, për të luftuar inflacionin e lartë që për shkurtin rezultoi në 8.5%. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin është rritur ndjeshëm dhe po tregtohet në mbi 26 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1720 dollarë.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - BQE rrit normën bazë të interesit me 50 pikë, në 3%
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi Credit Suisse dhe First Republic Bank morën ndihmën financiare për të parandaluar......

Agjencia e Pronave, zero aplikime edhe për 2023 - Ndryshimet ligjore hynë në fuqi në dhjetor, por nuk janë modifikuar ende aktet nënligjore
Edhe për vitin 2023, Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk ka proceduar asnjë aplikim nga subjektet që kërkojnë kthim apo kompensim, megjithëse që nga dhjetori i......

Tre shkaktarët që rritën çmimin e vezëve në 2023 - Ekspertja Sena: Kostot mesatare të një pule, 5 euro. Qeveria të ndihmojë këtë sektor
Çmimi i vezëve në vendin tonë është rritur për shkak të tre faktorëve që kanë ndikuar drejtëpërsëdrejti në këtë sektor. Pedadogia e Zooteknikës pranë......

Çfarë i penalizon gratë në biznes? - Pjesëmarrje e ulët, rritet mbështetja me financime dhe njohuri
Pjesëmarrja e gjinisë femërore në biznes vijon të jetë në nivele të ulëta, ku vetëm 27 për qind e grave në të gjithë rajonin dhe 31 për qind në Shqipëri,......

Qeveria kurseu vetëm 8.4% nga tenderët - Fitohen me vlera, afër fondit limit. 3.3% e kontratave jepen në tavolinë
Tenderët publikë për punë, mallra apo shërbime fitohen nga kompanitë me vlera afër fondit limit, ndërkohë që ky fakt konfirmohet edhe nga të dhënat zyrtare të......

Jeta e shqiptarëve "shkurtohet" me 1.9 vite - Jemi ndër 5 vendet me rënien më lartë të jetëgjatësisë në Europë
“Agjencia Europiane e Statistikave” ka publikuar së fundmi të dhënat për jetëgjatësinë në lindje, për vitin 2021, tregues i cili i referohet numrit mesatar të......

Kriteret, kush përfiton nga fondi 3.3 mld lekë në bujqësi? - Aplikimet për fermerët hapen më 20 Mars, financohen 9 masa
Më 20 Mars do të hapen aplikimet për fermerët të cilët duan të përfitojnë nga subvencionet në bujqësi, proces i cili do të zgjasë deri më 11 Prill. Ministria e......

Taksa e pronës 6-8%, Eksperti: Do dalin shumë në shitje - Gjergj Begaj: Niveli 15% shumë I lartë, detyron qytetarët të mos I shesin
Eksperti i pasurive të paluajtshme Gjergj Begaj thotë se ulja e taksës së pronës në nivelet 6-8% do lehtësojë ndjeshëm tregun dhe do nxjerrë në shitje shumë......