Bota Postuar më 17 Mars 2023, 09:50

Nafta tregtohet pranë 74 USD - Realizon humbje javore prej mbi 10%, investitorët presin takimin e OPEC+

Nga SCAN TV
Nafta tregtohet pranë 74 USD - Realizon humbje javore prej mbi 10%,

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara në sesionet e fundit. Një takim mes Arabisë Saudite dhe Rusisë duket se ka qetësuar përkohësisht tregjet, por në mbyllje të sesionit të sotëm dy bençmarkët pritet të publikojnë humbje për të dytën javë me radhë.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 68 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat po qëndrojnë në nivelin më të ulët në mbi 1 vit dhe pritet të publikojnë humbje javore prej rreth 10%, rënia më e madhe që nga dhjetori i vitit të kaluar. Rënia drastike e çmimeve u ndikua nga problemet që shfaqen disa banka në SHBA dhe në Europë, që mund të dëmtojnë kërkesën për naftë.

Gjithashtu, investitorët po presin edhe takimin e OPEC dhe aleatëve të tjerë, me në krye Rusinë, që mbahet më 3 prill. Nëse do të ketë rënie të mëtejshme të çmimeve, analistët mendojnë se OPEC+ mund të vendosë një ulje të kuotave të prodhimit.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat