“Amerikanët janë të sigurtë për depozitat” - Deklarata e sekretares së Thesarit: Sistemi bankar i SHBA mbetet i shëndoshë

Sistemi bankar i SHBA mbetet i shëndoshë dhe amerikanët mund të ndihen të sigurt se depozitat e tyre do të jenë aty kur të jetë e nevojshme falë veprimeve të ndërmarra, deklaroi Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen.
Në komentet për Komitetin e Financave të Senatit, Yellen tha se masat e urgjencës të publikuara të dielën nga Thesari dhe rregullatorët e tjerë financiarë për të forcuar besimin e publikut në sistemin bankar pas rënies së Silicon Valley Bank me bazë në Kaliforni, theksuan vendosmërinë për të mbrojtur depozituesit.
Sipas saj, veprimet e kësaj jave demonstrojnë angazhimin e vendosur për të siguruar që kursimet e depozituesve të mbeten të sigurta.
Komentet ishin të parat e Yellen për ligjvënësit federalë që kur masat urgjente të fundjavës për të mbështetur depozituesit dhe për të rritur likuiditetin e sektorit bankar u pritë me lehtësim në Capitol Hill, ku demokratët kontrollojnë Senatin dhe republikanët mbajnë Dhomën e Përfaqësuesve.
Yellen tha se kolapsi i Silicon Valley Bank ishte në thelb një paaftësi për të përmbushur kërkesat e depozituesve për paratë e tyre, pasi rritja e normave të interesit nga Rezerva Federale gjatë vitit të kaluar uli vlerën e investimeve të obligacioneve në të cilat mbështeteshin për të financuar tërheqjet e klientëve. Ajo vuri në dukje gjithashtu nivelin e lartë të depozitave të pasiguruara në Silicon Valley Bank si një faktor rëndues.
Ajo nuk bëri asnjë referencë në vërejtjet e përgatitura për situatën rreth Credit Suisse, vlera e aksioneve të së cilës ra të mërkurën përpara se rregullatorët të premtonin një likuiditet për huadhënësin kryesor zviceran.
Yellen tha se Thesari ka punuar me Fed për të mbrojtur të gjithë depozituesit e të dy bankave dhe për të krijuar një strukturë të re për t'u dhënë bankave akses në fondet e emergjencës. Rezerva Federale gjithashtu e bëri më të lehtë për bankat marrjen e huasë prej saj në raste urgjente.
Dorina Kurtaj/SCAN
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

Olaf Scholz nuk pret krizë të re financiare për Europën!
Turbulencat në tregun financiar nuk kanë të mbaruar. Pas paketës miliarda euro për të mbështetur bankën e rënë në krizë, Credit Suisse në Europë pasoi një......

Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka mbyllur javën negativisht teksa është blerë sot me 107.2 lekë dhe është shitur me 108.4 lekë në raport me një ditë më parë. Sipas......

Nafta tregtohet pranë 74 USD - Realizon humbje javore prej mbi 10%, investitorët presin takimin e OPEC+
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, pas humbjeve të realizuara në sesionet e fundit. Një takim mes Arabisë Saudite dhe Rusisë duket se ka......

BQE dhe “izolimi krizës” forcojnë euron - Bankat dhe autoritetet në SHBA, 30 miliard USD për First Republic Bank
Dollari amerikan po qëndron në rënie në sesionin e fundit të javës, pasi oreksi i investitorëve për asete me risk është përmirësuar, si pasojë e ndërhyrjes së......

Bursat europiane zgjerojnë fitimet - BQE rrit normën bazë të interesit me 50 pikë, në 3%
Tregjet europiane po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, pasi Credit Suisse dhe First Republic Bank morën ndihmën financiare për të parandaluar......

Agjencia e Pronave, zero aplikime edhe për 2023 - Ndryshimet ligjore hynë në fuqi në dhjetor, por nuk janë modifikuar ende aktet nënligjore
Edhe për vitin 2023, Agjencia e Trajtimit të Pronave nuk ka proceduar asnjë aplikim nga subjektet që kërkojnë kthim apo kompensim, megjithëse që nga dhjetori i......

Tre shkaktarët që rritën çmimin e vezëve në 2023 - Ekspertja Sena: Kostot mesatare të një pule, 5 euro. Qeveria të ndihmojë këtë sektor
Çmimi i vezëve në vendin tonë është rritur për shkak të tre faktorëve që kanë ndikuar drejtëpërsëdrejti në këtë sektor. Pedadogia e Zooteknikës pranë......

Çfarë i penalizon gratë në biznes? - Pjesëmarrje e ulët, rritet mbështetja me financime dhe njohuri
Pjesëmarrja e gjinisë femërore në biznes vijon të jetë në nivele të ulëta, ku vetëm 27 për qind e grave në të gjithë rajonin dhe 31 për qind në Shqipëri,......