Shqipëria Postuar më 17 Mars 2023, 10:20

MIE, 1.45 mld lekë detyrime të prapambetura - Raporti/ Pjesa dërrmuese për vendime gjyqësore, 9.3 mln për rimbursimin e TVSH-së

Nga SCAN TV
MIE, 1.45 mld lekë detyrime të prapambetura - Raporti/ Pjesa

1.45 mld lekë është vlera e detyrimeve të prapambetura për vitin 2022 nga aparati I Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas raportit të monitorimit të publikuar nga kjy dikaster borxhet janë krijuar si pasojë e mungesës së fondeve të nevojshme për t’i likujduar këto detyrime.

Pjesa më e madhe e borxhit i takon vendimeve gjyqësore, me një vlerë prej 1.44 mld lekë. Në dokument specifikohet se detyrimet e prapambetura për vendimet gjyqësore të formës së prerë janë vendime që kanë lindur si detyrime prej vitit 2011. Ndërkaq, 9.3 mln lekë janë detyrime për rimbursimin e TVSH-së, ndërsa pjesa tjetër ndahet midis detyrimeve të prapambetura për shërbime me rreth 614 mln lekë dhe për investime me rreth 594 mln lekë. Paralelisht, edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar raporton akumulimin e një stoku detyrimesh të papaguara prej 335 mln lekësh.

Sipas dokumentit, mbyllja e vitit buxhetor për ARRSH ka rezultuar pa detyrime të prapambetura në zërat e tjerë, përveç “Vendimeve Gjyqësore”, për shkak të paraqitjes së vendimeve gjyqësore të formës së prerë, pranë institucionit. Zakonisht vendimet gjyqësore lidhen me largime të padrejta nga puna, për të cilat gjyakatat detyrojnë institucionet të paguajnë punonjësit. Ndërkohë që, duke marrë në konsideratë vlerën e lartë të akumuluar nga aparati i MIE, nuk përjashtohet rasti i vendimeve të marra në arbitrazh për shkelje të kushteve kontraktuale nga ana e qeverisë.

Ola Mitre/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat