Europa Postuar më 18 Mars 2023, 10:42

BE redukton numrin e fermave të mbuluara - Objektivi, ulja e ndotjes nga gazrat serë nga bagëtitë

Nga SCAN TV
BE redukton numrin e fermave të mbuluara - Objektivi, ulja e ndotjes nga

Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord të përpiqen të zvogëlojnë numrin e fermave të mbuluara, duke u mbështetur në rregullat e propozuara për të ulur ndotjen dhe emetimet e gazrave serë nga bagëtitë, pavarësisht kritikave nga disa shtete anëtare.

Reduktimi i emetimeve të metanit nga kafshët, një gaz i fuqishëm serë, është një cështje për të cilën po diskutohet prej një dekade në BE. Për të adresuar problemin, vendet anëtare dhe Parlamenti Europian po përgatiten të negociojnë kufij më të rreptë të BE-së për fermat dhe fabrikat për depozitimin e mbetjeve dhe gazrave të tjerë ndotës si dioksidi i squfurit dhe oksidet e azotit.

Komisioni Europian, i cili harton ligjet e BE-së, vitin e kaluar propozoi që të gjitha fermat e gjedheve, derrave dhe shpendëve me mbi 150 njësi blegtorale të përballen me kufijtë e rinj. Bëhet fjalë për rreth 184 mijë nga fermat më të mëdha të Europës.

Kjo do të ishte hera e parë që gjedhët, të cilat janë burimi më i madh i metanit në sektorin bujqësor të BE-së, do të përfshiheshin, por do të rritej dhe numri i fermave të shpendëve dhe derrave nga 20 mijë aktualisht.

Parlamenti Europian do të konfirmojë qëndrimin e tij në muajt e ardhshëm. Por ministrat e mjedisit nga vendet anëtare të BE-së thanë se fermat e gjedheve dhe derrave duhet të mbulohen vetëm nëse kanë të paktën 350 njësi blegtorie - më shumë se dyfishi i pragut të Komisionit - dhe 280 njësi blegtorie për fermat e shpendëve.

Vende anëtare duke përfshirë Bullgarinë, Gjermaninë, Italinë dhe Poloninë kërkuan që të përfshiheshin më pak ferma, duke thënë se propozimi i Komisionit nuk ishte realist dhe i rëndë për fermerët.

Danimarka, Finlanda, Irlanda, Luksemburgu dhe Holanda e pranuan idenë. Propozimi i Komisionit, nëse miratohet, do të sigurojë që kufijtë e rinj të mbulojnë fermat përgjegjëse për rreth 60% të emetimeve të amoniakut të bagëtive të BE-së dhe 43% të metanit.

Politikat për të frenuar ndikimin klimatik të bujqësisë janë kthyer në një pikë të nxehtë politike në vendet e BE-së, përfshirë Holandën, ku një parti fermerësh doli si fituesja e madhe në zgjedhjet provinciale të mërkurën, falë një vale protestash kundër politikave mjedisore të qeverisë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat