Rritet çmimi i naftës pas “fryrjes” së kërkesës - Zbehen shqetësimet për një krizë të përgjithshme bankare

Çmimet e naftës u konfirmuan në rritje, pasi një takimi midis Arabisë Saudite dhe Rusisë qetësuan tregjet mes pritshmërive të forta të rritjes së kërkesës nga ana e Kinës. Cmimet pësuan rënien më të madhe javore që nga dhjetori, si pasojë e një krize bankare që tronditi tregjet globale financiare dhe të naftës.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën me 30 cent, në 75 dollarë për fuçi duke shkëputur tre ditë humbje të njëpasnjëshme për t'u vendosur 1.4% më të larta.
Nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor u rrit me 21 cent në 68.53 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat kanë arritur nivelin më të ulët në më shumë se një vit këtë javë .
Nafta dhe asetet e tjera globale pësuan ulje këtë javë nga rënia e Silicon Valley Bank (SVB) dhe Signature Bank, por dhe nga problemet në Credit Suisse dhe First Republic Bank, të cilat i shtynë qeveritë e SHBA-së dhe Zvicrës të përpiqen të ofrojnë mbështetje.
Analistët e JPMorgan vunë në dukje se kërkesa për naftë po rivlerësohet, por shihen ende pak ndryshime në bazë dhe pse ka pritshmëri për shmangien e paqëndrueshmërisë në sektorin financiar, duke i mbajtur parashikimet e çmimeve të pandryshuara tani për tani. Por të gjithë janë në pritje të përditësimeve mbi veprimet e mundshme të politikës në javët e ardhshme, duke iu referuar një takimi të OPEC+ dhe Uashingtoni ka shumë të ngjarë të lëvizë për të filluar rimbushjen e rezervave strategjike.
Komiteti këshillimor i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatëve të tyre duke përfshirë Rusinë, një grup i njohur si OPEC+, do të takohen më 3 prill.
Rëniet e mëtejshme të çmimeve mund të nxisin OPEC+ të reduktojë furnizimet për të parandaluar ndërtimin e inventarit të parashikuar në tremujorin e dytë, sipas analistëve të Bankës Kombëtare të Australisë.
Pritshmëritë e analistëve për rimëkëmbjen e kërkesës së Kinës mbështetën rimëkëmbjen e çmimeve në fund të javës, me eksportet e naftës së papërpunuar të SHBA në Kinë në mars që u drejtuan drejt nivelit më të lartë në gati dy vjet e gjysmë.
Dorina Kurtaj /SCAN
Sondazh

Italia ul tatimin mbi të ardhurat - Zvogëlohen njëkohësisht gjobat për ata që i shmangin
Qeveria e Italisë miratoi një projekt-ligj për uljen e tatimit mbi të ardhurat dhe korporatat, duke reduktuar gjithashtu gjobat për ata që shmangin taksat, të......

Zgjedhjet në Mal të Zi nxjerrin në pah përplasjen mes blloqeve pro-europiane dhe pro-ruse!
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Malin e Zi do të jenë një moment i ri për të ardhmen politike të vendit. Vendi është i ndarë midis dy blloqeve, një që......

BQE rrit normën e interesit pavarësisht trazirave në sektorin bankar!
Banka Qendrore Europiane vazhdoi me një rritje të madhe të normave të interesit të enjten, ndërsa tregjet reaguan ndaj kolapsit të një banke amerikane dhe......

Franca shfrytëzon ‘boshllëkun’ kushtetues për të miratuar projektligjin e pensioneve pa votim në parlament!
Qeveria e Francës thirri të enjten një fuqi të veçantë kushtetuese për të miratuar një projekt-ligj të diskutueshëm të pensioneve pa votim në parlament, në një......

Bie kërkesa për punësim në SHBA - Më pak amerikanë rezultojnë të papunë
Numri i amerikanëve që paraqitën kërkesa të reja për përfitime për shkak të statusit të të papunit, ra më shumë se sa pritej javën e kaluar, duke treguar......

MIE, 1.45 mld lekë detyrime të prapambetura - Raporti/ Pjesa dërrmuese për vendime gjyqësore, 9.3 mln për rimbursimin e TVSH-së
1.45 mld lekë është vlera e detyrimeve të prapambetura për vitin 2022 nga aparati I Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas raportit të monitorimit......

Kriza e çmimeve nuk e dëmtoi konsumin - Tregtia me pakicë e mbylli vitin 2022 me rritje të shitjeve
Të dhënat e “Institutit të Statistikave” flasin për rritje të shitjeve në tregtinë me pakicë përgjatë tremujorit të fundit të vitit 2022. Indeksi i volumit të......

“Rritja e normës, besim i fortë në bankat europiane” - Villeroy: Vendimi i BQE, në linjë me strategjinë anti-inflacion
Vendimi i Bankës Qendrore Europiane për të rritur normat e interesit me gjysmë pike përqindje të enjten pasqyron prioritetin për të luftuar inflacionin dhe......