2.5-fishohen shpenzimet e shtetit për bileta ajrore - Në vitin 2022 u shpenzuan 302.5 mln lekë, 178 mln lekë më shumë se një vit më parë

Institucionet shtetërore 2.5 - fishuan shpenzimet për bileta ajrore gjatë vitit 2022. Sipas të dhënave zyrtare shuma totale e shpenzuar gjatë vitit që shkoi arriti në rreth 302.5 mln lekë, ndërkohë që në vitin 2021 vlera totale e tenderëve për blerjen e biletave ishte 124 mln lekë. Në total, për vitin 2022 përfunduan me fitues 1959 tenderë, ndërsa një vit më parë 735 procedura.
Sipas Agjencisë së Prokurimit Publik rritja e numrit të procedurave lidhet me hapjen e negociatave për anëtarësin në Bashkimin Evropian dhe zhvillimin e takimeve shpjeguese dhe takimeve dypalëshe në Bruksel në muajt shtator – dhejtor 2022, që janë dhe mujat me numër më të lartë procedurash.
Gjithsesi, pavarësisht këtij shpjegimi sipas të dhënave zyrtare edhe në muajt mars – qershor janë zhvilluar një numër i lartë i tenderëve për blerjen e biletave ajrore. Ndërkaq, edhe viti 2023 duket se do të shënojë shpenzime të larta për blerjen e biletave ajrore.
Kjo pasi vetëm Këshilli i Ministrave dhe 7 ministri kanë planifikuar të shpenzojnë 70.5 mln lekë për këtë qëllim. Kjo shifër nuk përfshin shpenzimet që parashikohet të kryejë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ajo e Shëndetësisë dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.
Po ashtu, në shifrën prej 70.5 mln lekë përfshihen vetëm ministritë, dhe jo institucionet e varësisë, që gjithashtu planifikojnë miliona lekë shpenzime për udhëtime ajrore jashtë vendit. Po ashtu, në këtë vlerë nuk përfshihen bashkitë, që po ashtu kanë shpenzimet e tyre për këtë qëllim.
Ola Mitre /SCAN
Sondazh

Shqiptarët heqin dorë nga SMS-të, përdorin WhatsApp e Msn - 122 milion mesazhe në T4 2022, në rënie me 12.8% krahasuar me një vit më parë
Shqiptarët po heqin gjithnjë e më shumë dorë nga mesazhet telefonike duke parapëlqyer të përdorin platformat e komunikimit të rrjeteve sociale, si WhatsApp e......

Tatimet “ndëshkojnë” mbi 800 biznese - Cilat janë shkeljet më të mëdha? Fiskalizimi kryeson listën
Administrata tatimore ka ndëshkuar 800 biznese për shkelje të ndryshme të legjislacionit tatimor përgjatë vitit 2022. Referuar të dhënave zyrtare nga Drejtoria......

Inflacioni i supermarketeve në Spanjë shënon shifrën rekord që nga viti 1994!
Nuk është një skenë e pazakontë në një familje spanjolle mos përballimi i kostove të ushqimeve nëpër suepermarketet e vendit pasi vitin e fundit, kostoja e......

BE redukton numrin e fermave të mbuluara - Objektivi, ulja e ndotjes nga gazrat serë nga bagëtitë
Vendet e Bashkimit Europian ranë dakord të përpiqen të zvogëlojnë numrin e fermave të mbuluara, duke u mbështetur në rregullat e propozuara për të ulur ndotjen......

Rritet çmimi i naftës pas “fryrjes” së kërkesës - Zbehen shqetësimet për një krizë të përgjithshme bankare
Çmimet e naftës u konfirmuan në rritje, pasi një takimi midis Arabisë Saudite dhe Rusisë qetësuan tregjet mes pritshmërive të forta të rritjes së kërkesës nga......

Italia ul tatimin mbi të ardhurat - Zvogëlohen njëkohësisht gjobat për ata që i shmangin
Qeveria e Italisë miratoi një projekt-ligj për uljen e tatimit mbi të ardhurat dhe korporatat, duke reduktuar gjithashtu gjobat për ata që shmangin taksat, të......

Zgjedhjet në Mal të Zi nxjerrin në pah përplasjen mes blloqeve pro-europiane dhe pro-ruse!
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Malin e Zi do të jenë një moment i ri për të ardhmen politike të vendit. Vendi është i ndarë midis dy blloqeve, një që......

BQE rrit normën e interesit pavarësisht trazirave në sektorin bankar!
Banka Qendrore Europiane vazhdoi me një rritje të madhe të normave të interesit të enjten, ndërsa tregjet reaguan ndaj kolapsit të një banke amerikane dhe......