Cilat bashki mbajnë peshën më të madhe të borxheve? - 56.5 mln euro detyrime të papaguara, punët publike bëhen pa fonde

Në fund të Shtatorit 2022, pushteti vendor regjistron një stok të detyrimeve të papaguara kundrejt bizneseve dhe qytetarëve në vlerën e rreth 6.7 miliardë lekëve apo 56.5 milionë euro. Ajo që vihet re është se në raport me tre muaj më parë, detyrimet kanë pësuar një rënie të lehtë me afro 3.3 milionë euro.
Rënia është e gjithashtu e ndjeshme edhe në krahasim me fundvitin 2020, ndërsa po ta krahasojmë me 2021 ka një rritje shumë të lehtë. Sa i takon këtij viti, 30.8 milionë euro janë detyrime të papaguara për investime publike, 5.2 milionë euro vendime të gjykatave dhe 5.8 milionë euro shërbime dhe mirëmbajtje.
Por cilat janë bashkitë që kanë më shumë detyrime? Referuar listës, vlera e borxheve që kanë bashkitë nuk lidhet domosdoshmërisht me sipërfaqen e tyre apo numrin e popullsisë, përvec Bashkisë së Tiranës.
Konkretisht në vendin e parë renditet Bashkia Tiranë me 12.6 milionë euro detyrime të papaguara, e ndjekur nga bashkia Kavajë me 6.3 milionë euro borxhe, më pas renditet bashkia Vorë, detyrimet e secilës regjistrohen në 3.5 milionë euro, Bashkia Berat me 2.8 milionë euro dhe Pogradec me 2.7 milionë euro.
Më pas renditen bashkitë, Lezhë, Kamëz, Dibër, Cerrik dhe Durrës. Ndërsa në fund të listës së bashkive sa i takon vlerës së borxheve renditen bashkitë Korçë, Shkodër dhe Patos.
Qeveria qendrore ka përcaktuar për pushtetin vendor një kalendar për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura i cili mesa duket nuk po zbatohet, pasi disa prej bashkive kanë thelluar borxhin në raport me periudhat e mëparshme.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Problemet me garat e tenderëve - Në 10 muaj, 654 ankesa nga bizneset. Dominojnë kontestimet për vlerësimin e ofertave
654 ankesa janë depozituar pranë Komisionit të Prokurimit Publik për kontestime në drejtim të hartimit të kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo në......

Energjia, “me sytë” nga vetëprodhimi - “Boom” instalimesh, numri i impianteve arrin në 570. 80% zotërohen nga bizneset
Numri i paneleve diellorë të instaluar për vetëprodhimin e energjisë ka pësuar një rritje të ndjeshme, teksa deri në fund të muajit tetor të këtij viti......

Bonot e thesarit tjetër rritje, por me ritëm më të ulët - Instrumentet me afat maturimi 12 mujor arritën normën e interesit 5.83%
Në ankandin e kësaj jave, bonot e thesarit kanë shënuar tjetër rritje, por duke shënuar ngadalësim të trendit në raport me të mëparshmit. Sipas të dhënave të......

AMF, konferencë ndërkombëtare për financat e gjelbra. Drejtori i AMF: Sektori financiar, rol kyç në financimet pro mjedisit
Kreu i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete deklaron se ka ardhur momenti që të ndërgjegjësohemi dhe të mendojmë se si mund t’i bëjmë faktorët......

Vonesat e gjykatave, “hemorragji” për biznesin - Kasmi: Zbardhja e vendimeve, jashtë afateve. Cënohet siguria juridike e sipërmarrjeve
Bizneset dhe qytetarët vuajnë neglizhencën e gjykatave në zbardhjen e vendimeve, të cilat në të shumtën e rasteve bëhen jashtë afateve ligjore. E ndërsa......

Mallrat e akcizës “thajnë” doganat -Të ardhurat totale në tetor regjistrojnë rënie me 2 mld lekë. Si 10-mujor arrijnë 183,3 mld
Muaji tetor duket se ka krijuar një ngërç në administratën doganore. Të dhënat më të fundit zyrtare tregojnë për një rënie të të ardhurave me pothuajse 2......

Drejtoria e Gjelbërimit pranon ‘dështimin’ me “Pyllin Orbital”! Projektit strategjik s’i funksionon strategjia. Kryeqyteti s’ka hapësira për mbjellje
Projekti strategjik i kryeqytetit, “Pylli Orbital”, rezulton të jetë një projekt i dështuar. Projektit të shpallur si strategjik, duket se i ka munguar......

Yellen: India mund të blejë naftë ruse sa të dojë, por nuk mund të përdorë sigurimet, financat dhe shërbimet detare perëndimore!
India mund të blejë naftë nga Rusia sa të dojë edhe me çmime mbi kufirin e çmimit të vendosur nga G7, por zbatohen kushte të rrepta, i tha Reuters Sekretarja e......