Shqipëria Postuar më 16 Nëntor 2022, 13:47

Energjia, “me sytë” nga vetëprodhimi - “Boom” instalimesh, numri i impianteve arrin në 570. 80% zotërohen nga bizneset

Nga SCAN TV
Energjia, “me sytë” nga vetëprodhimi - “Boom”

Numri i paneleve diellorë të instaluar për vetëprodhimin e energjisë ka pësuar një rritje të ndjeshme, teksa deri në fund të muajit tetor të këtij viti rezultojnë të instaluar 570 impiante.

Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, 80% e tyre iu përkasin bizneseve, ndërsa pjesa tjetër prej 20% iu takojnë konsumatorëve familjarë. Fuqia totale e instaluar arrin në 55 MW, ndërkohë që janë edhe 200 kërkesa të tjera që presin miratimin nga institucionet përgjegjëse.

Interesi i shtuar për vetëprodhimin e energjisë nga ana e bizneseve, ka ardhur pas nxjerrjes së tyre në tregun e liberalizuar në janar të këtij viti, që solli përballjen me çmime të larta të energjisë. Ndonëse pjesa më e madhe e tyre vijojnë të furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, që po luan rolin e Furnizuesit i Mundësisë së Fundit, tarifat e energjisë përsuan rritje.

Aktualisht, bizneset e liberalizuar të lidhur në tensionin 20, 10 dhe 6 KV tarifohen me 18.26 lekë/kWh, çka nënkupton një rritje me 70% për një pjesë prej tyre.  Megjithatë, problem për vetëprodhimin e energjisë mbetet skema e netimit, që është kritikuar shpoesh herë nga ekspertët dhe grupet e interest.

Kjo pasi, skema e matjes parashikon bilancin mujor të energjisë, ndërkohë që ekspertët kanë kërkuar që ky bilanc të jetë vjetor, duke qenë se panelet fotovoltaike prodhojnë më shumë energji gjatë stinës së verës. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përgatitur projektligjin, që parashikon ndryshimin e saj, por deri më tani ai nuk është miratuar ende.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat