Drejtoria e Gjelbërimit pranon ‘dështimin’ me “Pyllin Orbital”! Projektit strategjik s’i funksionon strategjia. Kryeqyteti s’ka hapësira për mbjellje

Projekti strategjik i kryeqytetit, “Pylli Orbital”, rezulton të jetë një projekt i dështuar. Projektit të shpallur si strategjik, duket se i ka munguar strategjia e kjo pranohet edhe nga vetë drejtoria zbatuese e tij në Bashkinë e Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit të Tiranës.
Ndërsa pranon mosrealizimin, Drejtoria e Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit të Tiranës, shprehet në një dokument zyrtar se arsyet lidhen me mungesën e hapësirave të nevojshme për mbjellje, çështjet e pronësisë. Vetë drejtoria arrin deri aty sa pranon edhe se plani për shtimin e siupërfaqeve të gjelbërta nuk po i përgjigjet ritmeve të rritjes së urbanizimit në kryeqytet.
“Projekti i Pyllit Orbital për mbjelljen e pemëve, për shkak të pamundësive financiare për mbështetje me buxhet, si dhe problematikave që lidhen me mungesën e hapësirave të nevojshme për mbjellje dhe çështjeve të pronësisë rezulton me një nivel të ulët realizimi, megjithëse ka kaluar një pjesë ekonsiderueshme e periudhës së zbatimit të këtij objektivi.
Objektivat e tjerë të parashikuar në Planin e Veprimit që lidhen me shtimin e hapësirave të gjelbëra me gjithë fokusin e Bashkisë Tiranë rezultojnë të realizuara jo në nivelet e pritshme dhe në përgjigje të ritmeve të rritjes së urbanizimit” shkruhet në dokumentet e një tenderi që ka shpallur pikërisht për këtë qëllim Drejtoria e Gjelbërimit të Tiranës.
Projekti parashikonte mbjelljen e 2 milion pemëve dhe shtimin në kryeqytet të një sipërfaqeje pyjore 2 mijë e 563 hektarë.
Nbë këtë kuadër, Drejtoria e Gjelbërimit e kryeqytetit ka shpallur një tender me vlerë 300 milionë lekë për blerjen e 24 mijë e 623 pemëve dhe shkurreve dekorative që do të përdoren për këtë qëllim. Këto pemë parashikohet që të mbillen në 27 njësitë administrative të Tiranës.
Por kompania që do të shpallet fituese do të duhet që t’i magazinojë drurët në mënyrë që tërheqja e tyre të bëhet sipas një plani të përcaktuar mbjelljesh në sezonin e mbjelljeve.
SCAN
Sondazh

Yellen: India mund të blejë naftë ruse sa të dojë, por nuk mund të përdorë sigurimet, financat dhe shërbimet detare perëndimore!
India mund të blejë naftë nga Rusia sa të dojë edhe me çmime mbi kufirin e çmimit të vendosur nga G7, por zbatohen kushte të rrepta, i tha Reuters Sekretarja e......

Kina ngadalëson blerjet e naftës ruse me afrimin e sanksioneve europiane
Rafineritë kinezë po ngadalësojnë blerjet e naftës së papërpunuar ruse në dhjetor dhe po paguajnë prime më të ulëta përballë sanksioneve të afërta të Bashkimit......

BQE paralajmëron: Rreziqet e stabilitetit financiar të zonës së euros janë në rritje, ekonomia drejt recesionit!
Rreziqet për stabilitetin financiar të eurozonës janë në rritje ndërsa ekonomia po shkon drejt një recesioni të mundshëm, tha të mërkurën Banka Qendrore......

Gratë më të fuqishme në politikë nga e gjithë bota – Ja sfidat dhe pengesat e rëndësishme që janë përballur
OKB-ja raporton se një numër rekord tani janë gra kryetare shtetesh ose qeverish në mbarë botën. Disa kanë pasur një udhëtim të jashtëzakonshëm dhe janë......

Jeff Bezos paralajmëron SHBA-në: Recesioni po afrohet dhe amerikanët duhet të 'përgatiten për më të keqen'!
Jeff Bezos ka paralajmëruar një recesion në SHBA dhe këshilloi konsumatorët dhe bizneset të grumbullojnë para në rast se ka një rënie shkatërruese. "Ekonomia......

SHBA dhe Europa në garë për të zhvilluar bateri të reja EV për të shmangur Kinën!
Startup-et amerikane dhe europiane po garojnë për të zhvilluar bateri të reja duke përdorur dy materiale të bollshme, të lira, natrium dhe squfur që mund të......

Sa para humbi Mark Zuckerberg ? – 2022 një vit katastrofik për sipërmarrësin e teknologjisë
Mark Zuckerberg nuk mund ta kishte parashikuar se viti 2022 do të ishte një vit i tmerrshëm për të ekonomikisht. Sipërmarrësi i teknologjisë humbi miliarda......

Orizi shumëvjeçar alternativ që mbillet çdo pesë vjet!
Edel Strazimiri / SCAN Në Kinë dhe Ugandë, jeta e mbi 55,000 fermerëve të vegjël tashmë po ndryshon: është orizi shumëvjeçar, i cili i bën ata të punojnë më......