Orizi shumëvjeçar alternativ që mbillet çdo pesë vjet!

Edel Strazimiri / SCAN
Në Kinë dhe Ugandë, jeta e mbi 55,000 fermerëve të vegjël tashmë po ndryshon: është orizi shumëvjeçar, i cili i bën ata të punojnë më pak dhe të fitojnë më shumë (por ka disa disavantazhe).
Orizi është ushqimi më i konsumuar në botë: pothuajse 510 milionë tonë janë konsumuar në sezonin 2021/2022, 155 vetëm në Kinë. Prandaj është shumë e rëndësishme që të gjenden metoda gjithnjë e më të favorshme nga pikëpamja ekonomike, sociale dhe ekologjike për të mbajtur prodhimin e tij.
Për ta bërë këtë, po studiohen edhe varietete të reja më rezistente, të cilat mund të rriten në ujë të kripur ose të mbillen vetëm një herë në pesë vjet (në vend të dy herë në vit): një raport i publikuar i kushtohet këtij lloji të dytë orizi, të quajtur oriz shumëvjeçar në Nature Sustainability, i cili analizoi të mirat dhe të këqijat e PR23, një varietet hibrid që lejon fermerët të punojnë më pak dhe të fitojnë më shumë, duke ruajtur cilësinë e lartë të tokës dhe duke përdorur më pak plehra.
PR23 lindi në 1999 nga një bashkëpunim midis Akademisë Kineze të Shkencave Bujqësore Yunnan dhe Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve të Orizit: studiuesit kombinuan dy lloje orizi, një aziatik (Oryza sativa) dhe një afrikan (Oryza longistaminata), duke i dhënë jetë këtij lloji të veçantë varieteti shumëvjeçar i cili, ndryshe nga të tjerët, nuk duhet të mbillet dy herë në vit.
PR23 është më i mirë se orizi tradicional në disa aspekte. Me një rendiment pak më të lartë (rreth 6,8 ton kulture për hektar kundrejt 6,7), orizi shumëvjeçar kursen fuqinë punëtore, farat dhe plehrat për pesë vitet e para. Pra, duke ulur kostot, vihet re një rritje e fitimeve, të cilat rezultuan të jenë nga 17% në 161% më të larta se ato të orizit vjetor, edhe në vitet në të cilat të korrat u ulën për shkak të pranisë së parazitëve.
Një nga rreziqet e mundshme që lidhet me kultivimin e orizit shumëvjeçar, i cili nuk lërohet, është zhvillimi i kërpudhave dhe agjentëve patogjenë: insektet mund të mbeten në kashtë pas mbjelljes dhe të transmetojnë viruse te lastarët që ushqehen në pranverën e ardhshme. Për më tepër, në mungesë të plugimit, barërat e këqija rriten më të bollshme dhe për këtë arsye është e nevojshme të kryhen edhe një ose dy trajtime me herbicid në krahasim me orizin vjetor.
Një dobësi e fundit është se, kur vjen koha për të rimbjellur pas pesë vitesh korrje, puna e fermerëve është shumë më e vështirë, pasi rrënjët e PR23 janë zhytur thellë në tokë.
Sondazh

Inflacioni në Britani arrin nivelin më të lartë të 41 viteve, ndërsa çmimet vazhdojnë të rriten!
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar u ‘hodh’ në nivelin më të lartë të 41 viteve prej 11.1% në tetor, duke tejkaluar pritjet pasi çmimet e ushqimit,......

Gjermania përfundon terminalin LNG në lëvizje për të diversifikuar furnizimin me energji!
Gjermania ka përfunduar terminalin e parë të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në vend pranë portit të Detit të Veriut të Wilhelmshaven. Për shkak të hapjes në......

Tregu i naftës, i qëndrueshëm - Ndërpritet përkohësisht furnizimi nëpërmjet tubacionit Druzhba
Nafta po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, me tendencë në rënie të lehtë, ndërkohë që rastet me Covid-19 në Kinë vijojnë të rriten, duke detyruar......

Euro ngjitet sërish pranë 1.04 USD - Në fokus të tregjeve, tensionet gjeopolitike. Raketat ruse sulmojnë Poloninë
Euro është kthyer sërish në rritje gjatë sesionit europian, pas humbjeve që realizoi në tregtinë aziatike. Monedha e gjelbër, duke përfituar nga statusi i......

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët, të shqetësuar për rritjen e tensioneve mes Rusisë dhe perëndimit
Investitorët europianë po tregohen të kujdesshëm në sesionin e sotëm, për shkak të rritjes së tensioneve gjeopolitike me Rusisë dhe Perëndimit. Një raketë, që......

BE do të mbyll boshllëqet e shpenzimeve të mbrojtjes me 70 miliardë euro deri në vitin 2025!
Vendet e BE-së po planifikojnë të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes me 70 miliardë euro deri në vitin 2025, në mënyrë që të plotësojnë boshllëqet......

Rimëkëmbet Dollari amerikan ndërsa Paundi dhe Euro mbeten të pa luhatur!
Dollari amerikan ka regjistruar një rimëkëmbje të lehtë të vlerës këtë ëmngjes pas rënies drastike që pësoi gjatë fillimit të javës edhe pse vijon të mbetet i......

Treasury bonds rise above 5%, all "actors" change their behavior
The increase in the basic interest rate has fundamentally changed the behavior of actors in the market for Treasury bonds and other bonds. While banks acted......