Tregu i naftës, i qëndrueshëm - Ndërpritet përkohësisht furnizimi nëpërmjet tubacionit Druzhba

Nafta po shfaqet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, me tendencë në rënie të lehtë, ndërkohë që rastet me Covid-19 në Kinë vijojnë të rriten, duke detyruar autoritetet të vendosin kufizime. Kina është importuesja më e madhe e naftës në botë dhe çdo kufizim përkthehen në një kërkesë më të ulët.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 93 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 86 dollarë për fuçi. Gjatë sesionit të kaluar amerikan, çmimet e naftës u rritën ndjeshëm, pasi furnizimi në Europën Qendrore dhe Lindore, nëpërmjet tubacionit Druzhba u pezullua përkohësisht. Ndërprerja erdhi njëkohësisht me shpërthimet në një fshat në Poloninë lindore, pranë kufirit me Ukrainën, ku dy persona gjetën vdekjen.
Këto sulme, që dyshohet se u kryen nga Rusia, mund të detyrojnë vendet perëndimore të shtojnë sanksionet ndaj Moskës. Gjithashtu, ekziston frika se konflikti në Ukrainë mund të përhapet edhe në vende të tjera. Në Kinë, rritja e infektimeve me Covid-19 po dëmton kërkesën, pavarësisht lehtësimit të protokollit të karantinës gjatë fundjavës. Për këtë arsye, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë uli parashikimin për rritjen e kërkesës për naftë, në 1.6 milionë fuçi në ditë, gjatë vitit 2023.
SCAN
Sondazh

Euro ngjitet sërish pranë 1.04 USD - Në fokus të tregjeve, tensionet gjeopolitike. Raketat ruse sulmojnë Poloninë
Euro është kthyer sërish në rritje gjatë sesionit europian, pas humbjeve që realizoi në tregtinë aziatike. Monedha e gjelbër, duke përfituar nga statusi i......

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët, të shqetësuar për rritjen e tensioneve mes Rusisë dhe perëndimit
Investitorët europianë po tregohen të kujdesshëm në sesionin e sotëm, për shkak të rritjes së tensioneve gjeopolitike me Rusisë dhe Perëndimit. Një raketë, që......

BE do të mbyll boshllëqet e shpenzimeve të mbrojtjes me 70 miliardë euro deri në vitin 2025!
Vendet e BE-së po planifikojnë të rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes me 70 miliardë euro deri në vitin 2025, në mënyrë që të plotësojnë boshllëqet......

Rimëkëmbet Dollari amerikan ndërsa Paundi dhe Euro mbeten të pa luhatur!
Dollari amerikan ka regjistruar një rimëkëmbje të lehtë të vlerës këtë ëmngjes pas rënies drastike që pësoi gjatë fillimit të javës edhe pse vijon të mbetet i......

Treasury bonds rise above 5%, all "actors" change their behavior
The increase in the basic interest rate has fundamentally changed the behavior of actors in the market for Treasury bonds and other bonds. While banks acted......

Bota i largohet naftës?! - OPEC: Ekonomia globale ndodhet në një periudhë pasigurie të konsiderueshme
OPEC uli parashikimet për rritjen e kërkesës globale për naftë për vitin 2022 për të pestën herë që nga muaji prill i këtij viti; gjithashtu uli shifrat e......

“Boom” investimesh nga “vizat e arta” në Greqi - Që nga viti 2017 regjistrohen 3,27 miliard euro. Në total deri në fund të qershorit 5,8 miliard
Fonde të huaja prej mbi 5 miliardë euro janë investuar në ekonominë greke për blerjen e pasurive të paluajtshme në periudhën 2017-2021, sipas të dhënave të......

Kriza e energjisë, Gjermania plan për shpërndarje parash - Rritet fondi i emergjencës. Mundësi për kufizime në bankomate
Autoritetet gjermane po shtojnë masat për shpërndarjen emergjente të parave nëse do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa objektivi kryesor është......